Një truprojë i Presidentit Stevo Pendarovski në Maqedoninë e Veriut ka rezultuar me COVID-19. Ai është pjestar i ekipit të sigurimit të Presidentit dhe punonjës në Ministrinë e Brendshme.
Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij janë vlerësuar si kontakte të linjës së dytë, për të cilët sipas protokolit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolim.
Presidenti vazhdon me kryerjen e obligimeve të tij të rregullta të punës.
None found
“Në orët e pasdites, më 17 maj të vitit 2020 (e diel), është kryer testim për Kovid-19 të një personi nga ekipi i sigurimit të presidentit Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ç’rast rezultoi pozitiv. Pjesëtari i sigurimit të presidentit është pjesë e ekipit më të gjerë të sigurimit, që do të thotë se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin. Javën e kaluar ka shfrytëzuar pushim vjetor, ndërsa për herë të fundit ka qenë në vendin e punës më 11 maj të vitit 2020 (e hënë)”, informojnë nga Kabineti i presidentit.
Pas anketës së bërë epidemiologjike, siç thuhet në kumtesë, u konfirmua se nevojitet të testohen në mënyrë shtesë edhe 11 persona, të cilët ishin në kontakt me personin, i cili rezultoi pozitiv.
“Të gjithë 11 personat janë testuar dhe rezultuan negativë në Kovid-19, por edhe krahas kësaj mbeten në vetizolim deri më 25 maj, deri në skadimin e inkubacionit prej 14 ditëve”, informojnë nga Kabineti i presidentit.
Prej aty potencojnë se pas analizës së kryer epidemiologjike, presidenti Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij, janë vlerësuar si kontakte të linjes së dytë, për të cilët sipas protokolit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolim. Presidenti vazhdon me kryerjen e obligimeve të tij të rregullta të punës.
“Kabineti i presidentit vazhdon të funksionojë pa pengesa, në pajtim me rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19. Gjatë dy muajve të kaluara, të punësuarit punojnë me orar të ndryshëm. Pjesa më e madhe e aktiviteteve mbahen në ambient të hapur. Në takimet dhe ngjarjet bëhet distancimi i rekomanduar fizik, shfrytëzohet pajisje mbrojtëse, si maska dhe doreza, mjete për dezinfektim, ndërsa rregullisht pastrohen dhe dezinfektohen hapësirat në ‘Vila Vodno’”, thuhet në deklaratë.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…