Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me tetë vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave në rastin “Transporter”.
Të akuzuarit tjerë morën dënime me burg prej dy vjet e gjysmë deri në 6 vjet e gjysmë, ndërsa disa morën dënime me kusht.
Këto janë dënimet që morën të akuzuarit e tjerë:
Slobodan Bonçanovski – 6 vjet e 6 muaj burg
Jorgo Ivanovski – 2 vjet e 2 muaj burg
Sasho Micevski – 3 vjet burg
Aren Shabanovski 2 vjet e 10 muaj burg
Dejan Guguçevski – 2 vjet e 3 muaj burg
Aleksandar Stojçevski – 2 vjet e 8 muaj burg
Lidija Cvetanovska – 2 vjet e 6 muaj burg
Riste Joshevski – 2 vjet e 3 muaj burg
Jovka Dimovska – 2 vjet e 3 muaj burg
Xhimi Micovski – 2 vjet e 6 muaj burg
Ndërsa dënim me kusht kanë marrë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, por edhe disa menaxherë të firmave.
Të akuzuarit u ndoqën penalisht për keqpërdorim të pozitës së tyre zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të studentëve në Manastir, duke shkaktuar përvetësim prej rreth 360.000 euro.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…