Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Naqe Çulev ka qenë sonte në Tetovë për të vizituar zyrtarët e policisë në disa pika kontrolli të qytetit.
Ai foli me ta për të ndërmarrë veprime për të kontrolluar zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes të miratuar nga ana e qeverisë.
“Tani, më shumë se kurrë, është e rëndësishme t’u besojmë zyrtarëve të policisë, t’i mbështesim ata dhe të bashkëpunojmë me ta, sepse ata janë njerëzit që kanë detyrë të vështirë dhe të përgjegjshme. Ata kanë për detyrë nga veprimet që ndërmarrin të japin kontribut personal dhe të qëndrojnë përpara detyrimit që u është besuar atyre, që është për të mbrojtur të gjithë kombin nga armiku i padukshëm që lufton shtetin dhe tërë botën. Unë si ministër i Punëve të Brendshëm, jam i bindur që këtë e bëjnë me gjithë zemër”, theksoi Çulev.
Ai i vizitoi policët te Universiteti i Tetovës dhe te sheshi i qytetit.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…