Categories: Uncategorized

Të shtunën përfundon gjendja e jashtëzakonshme

Vendimi i tretë presidentit, Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme skadon të shtunën, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndërkohë, nëse liderët nuk arrijnë marrëveshje për datën e zgjedhjeve, sipas afateve ligjore, zgjedhjet do të duhej të mbahen më 21 qershor.

Akoma nuk ka sinjale nga subjektet politike dhe presidenti Stevo Pendarovski nëse mbi datën e zgjedhjeve do të bëhet edhe një përpjekje përmes takimit të liderëve. Nga Presidenca nuk kanë përgjigje nëse Pendarovski ka nisur bisedime me liderët, pas prononcimit të tyre se janë për konsensus shkruan alsat.

Kreu i LSDM-së Zaev thotë se nuk do zgjedhje pa opozitën megjithatë kundërshton ashpër propozimet e opozitës për zgjedhje në gusht ose shtator.

Edhe partitë e tjera pranojnë se ditëve të fundit janë zhvilluar komunikime bilaterale mes liderëve, por as lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe as kundërshtari i tij politik Zaev nuk kanë marrë përsipër të iniciojnë takim me qëllim gjetjen e datës me konsensus.

Partitë politike shqiptare edhe pse kanë datat e tyre të propozuara, thonë se fjalën e fundit do ta thotë konsensus politik. BDI-ja thotë se data varet nga numri i të infektuarve, ndërsa Aleanca për Shqiptarët kërkon takim me qëllim arritjen e konsensusit.

Në takimin e fundit tek presidenti, partitë nuk arritën ta pajtohen për datë të zgjedhjeve, ndërsa qëndrimi i fundit i kabinetit të presidentit ishte se pa u arritur konsensus politik mes liderëve, nuk do të ketë ftesë për takim të ri.

LSDM-ja propozon zgjedhje në qershor, VMRO-ja kërkon zgjedhje në fund të gushtit ose fillimi shtatorit, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duan zgjedhje më 26 korrik.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

7 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago