Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp deklaroi se lehtësimi i masave nuk do të thotë ulje e rrezikut nga virusi
“Prej 11 marsit, kur OBSh-ja shpalli zyrtarisht gjendjen e pandemisë, ne jemi të gjithë nën të njëjtën trysni e presion të vazhdueshëm nga rreziku i COVID-19. Mirëpo duket se edhe vendi ynë si disa vende të tjera tashmë po planifikon lehtësimin e masave. Duam të bëjmë një apel shumë të rëndësishëm tek të gjithë qytetarët e republikës sonë, në lidhje me këtë fazë:
Me lehtësimin e masave nuk do të thotë ulje e rrezikshmërisë së virusit. Madje me lehtësimin e masave duhet të shtohet mobilizimi ynë, pasi tashmë fillojmë dhe të dalim të gjithë në fushë të betejës. Ju lutemi që të zbatoni me përpikëri mbajtjen në mënyrë efikase të maskës dhe dorezave bashkë me distancën të paktën prej dy metrash”, tha Taravari.
Ai theksoi se nëse këto nuk zbatohen mund të jemi viktima të ndonjë shpërthimi të dytë të infektimit, shumë më dramatik se sa situata aktuale që kemi.
Tarvari kujtoi edhe e ditën e 27 prillit i cili tha se nuk duam të kujtojmë dhunën makabre që u ushtrua mbi trupin e tij, por sot duam që kjo datë të kujtohet nga të gjithë si dita kur Ziadin Sela u vu në ballë të betejës që vendi ynë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.
“Sot, 3 vjet pas këtij rasti, fatkeqësisht organizatorët kryesor të ngjarjes së 27 prillit, janë jashtë shtetit ose nëpër koloaret e pushtetit, kurse njeriu që e shpëtoi Selën, Feta Halimi, është në burg padrejtësisht!”, shtoi Taravari.
Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…
Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës…
Chelsea është paralajmëruar për temperatura ekstreme, teksa termometri në Filadelfia pritet të ngjitet ndjeshëm përpara ndeshjes së fundit në fazën…
Momentet tensionuese në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zhvillohej sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të…