Hapja e kufijve ishte një ndër temat për të cilën biseduan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe homologu i tij kosovar, Besnik Tahiri. Gjatë këtij takimi si zgjidhje eventuale për çështjen e kufijve është përmendur modeli i lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Fqinjësia jonë është e shkëlqyer, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur. Me Republikën e Kosovës duhet t’i liberalizojmë kufijtë që të mund të lëvizim dhe punojmë më lirshëm duke ndjekur shembullin si Kosova me Shqipërinë”, tha Grubi.
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri nënvizoi se liberalizimi i kufirit duhet të ndodhë.
“Biseduam për procesin e integrimit evropian, kërkova ndihmë. Pika e dytë për të cilën biseduam ka të bëj me rrugën Shkup-Bllacë, ne e kemi krye pjesën tonë, mendojmë se ky segment do të lidh edhe më shumë dy vendet tona, përfshi edhe aspektin ekonomik. Tema e tretë ka të bëj me pandeminë. Duhet ta lehtësojmë komunikimin dhe udhëtimin e qytetarëve, qarkullimi të jetë më i lehtë”, tha Tahiri.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…