Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar edhe krevatet brenda Spitalit mobil në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup. Nga Armata njoftojnë se spitali ROLL-2 është i gatshëm dhe do të mund të shfrytëzohet për nevojat e shëndetit publik.
Spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive do të ketë 130 shtretër, ku pritet të trajtohen pacient me Covid-19. Punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës.
Nuk dihet se sa do të jetë funksional ky objekt duke marrë parasysh reshjet e borës dhe përkeqësimin e motit në vendin tonë. Ushtria mëngjesin e sotëm përpos vendosjes së krevateve ka pastruar borën e cila kishte rënduar pjesën e sipërme të spitalit
/Alsat/
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…