Categories: Uncategorized

Spasovski: 250.000 të punësuar mund të marrin nga 14.500 denarë për prill dhe maj

Qeveria pret që 250.000 qytetarë të aplikojnë për masën e subvencionimit të rrogave për muajt prill dhe maj për shkak të krizës së virusit korona. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se në seancën e sotme qeveritare janë miratuar dekrete për subvencionim të rrogave për personat e punësuar, për zejtarët dhe për subvencionimin e 50% nga kontributet, me çka hyjnë në fuqi masat e pakos së dytë ekonomike të Qeverisë.

“Me këtë masë shteti i shpëton vendet e punës të qytetarëve. Madje 87% e kompanive do të aplikojmë për masat e subvencionimit të rrogës minimale. Do të përfshihen rreth 250.00 vende të punës ose 35.000 kompani. Shumën që do ta fitojë çdo i punësuar është 29.000 denarë për dy muaj. Punëdhënësi duhet që të dorëzojë kërkesë deri te Drejtoria për të Ardhurat Publike, e cila është e obliguar që menjëherë t’i konstatojë formën dhe formularët për aplikim. Aplikimi duhet të kryhet nëpërmjet sistemit E-tatim deri të pestin e këtij muaji për muajin paraprak. DAP në afat prej tre ditëve duhet që t’i përgjigjet kërkesës së punëdhënësit. Pagesa e mjeteve nga ana e shtetit do të kryhet deri më 13 prill të muajit për muajin paraprak”, tha Spasovski.

Ai tha se punëdhënësit që do ta shfrytëzojnë këtë ndihmë nga shteti nuk duhet që të lëshojnë nga puna të punësuar në 4 muajt e ardhshëm, gjegjësisht përfshirë me shtatorin.

Si masë alternative për ndërmarrjet është subvencionimi i 50% nga kontributet e të punësuarve. Kontributet nuk duhet që të jenë më të larta nga ata të cilët paguajnë për pagën mesatare në vend. Sipas vlerësimeve të Qeverisë, kjo masë ekonomike do të kushtojnë rreth 560 milionë denarë.

“Ndërmarrjet nuk munden të aplikojnë për dy masa, gjegjësisht mund të kërkojnë ose pagë minimale ose subvencionim prej 50% të kontributeve”, tha Spasovski.

Gjithashtu, është miratuar dekret për subvencionimin e zejtarëve dhe personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur, me 14.500 denarë në muaj.

/Portalb.mk/

të fundit

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

3 minutes ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

1 hour ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

3 hours ago