Kryetari Stevo Pendarovski sot në konferencë për shtyp njoftoi se “Senati i Spanjës më 17 mars do të mbajë seancë plenare ku do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”.
“Edhe pse gjendja në Spanjë është e keqe, për shkak se Spanja është ndër shtetet me rrezik të lartë, ata më 17 e këtij muaji caktuan seancë në Kuvend ku ka vetëm një rend dite, dhe kjo është ratifikimi i Protokollin aderues për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO”, tha Pendarovski, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se më 17 mars pritet nënshkrimi i mbretit spanjoll i cili, sipaskryetarit Pendarovski, ka garantuar se do të përfundohet procedura ditën e njëjtë kur do të arrijë dokumenti në kabinetin e tij.
“Për fat të keq për shkak të koronavirusit, ne nuk mund të organizojmë ngjarje që dëshironim të jetë si një mënyrë simbolike për ta treguar anëtarësimin fizik drejt NATO-s”, tha mes tjerash Pendarovski.
Ndryshe, Spanja është vendi i fundit që duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ndërsa procedura u zvarrit për shkak se kishte zgjedhje dhe formim të Qeverisë.
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…