Categories: Uncategorized

Sot përfundon fushata, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet e prezantuan ofertën e tyre para qytetarëve, sot përfundon fushata dhe nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për të mërkurën.

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike do të përpiqen t’i fitojnë votat e qytetarëve përmes prezantimit të programeve të tyre që i premtojnë për periudhën e ardhshme katër vjeçare shkruan alsat.

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore pas së cilës tashmë prej nesër fillon votimi, i cili për herë të parë këtë vit do të zgjasë tri ditë për shkak të situatës aktuale me Kovid-19.

Sipas orarit për mbajtje të zgjedhjeve nesër do të votojnë ata të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetizolimit. Ata do të votojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa votimin do ta kryejë këshilli zgjedhor i veçantë i formuar nga KSHZ.

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të sëmurët kronik si dhe të burgosurit dhe ata të cilët janë në arrest shtëpiak do të votojnë të martën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve, votimi do të fillojë nga ora 07, por do të zgjasë deri në orën 21, përkatësisht do të vazhdohet për dy orë më shumë për dallim nga ciklet e përparshme zgjedhore.

Qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Për shkak të pandemisë me koronavirusin, votimi do të zhvillohet konform protokolleve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago