Koronavirusi la jashtë Maqedonisë së Veriut mjaft qytetarë edhe ne Kroaci e Maltë. Lajmi i mirë është se do bëhet e mundur kthimi i tyre sot.
Me fluturime çarter nga Zagrebi dhe La Valletta në Maltë, sot fillon kthimi në vendin tonë i disa prej qytetarëve të Maqedonisë që kanë ngelur jashtë vendit.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov, dje informoi se thirrja e MPJ-së e cila zgjati deri më 22 mars në orën 18:00, për organizimin e kthimit në vend janë paraqitur gjithsej 5.250 shtetas të Maqedonisë. Nga këto, 2.900 janë shprehur se duan të kthehen dhe të pranojnë karantinën e detyrueshme dhe të paguajnë çmimin e biletës ajrore.
Dy fluturimet ditore të çarterit do të jenë nga kompania e linjës ajrore “Wizzer”, e cila fitoi tenderin përmes një thirrje publike të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, me kërkesën e vetme që kishte çmime më të ulëta të fluturimit.
“Kostoja varet nga kapaciteti dhe mbushja e avionit. Çmimi i marrë pas thirrjes publike ndahet me numrin e udhëtarëve në bord. Për Zagrebin kemi “Airbus” me 230 vende, deri më tani kanë aplikuar 226 qytetarë, ndërsa për La Valletta kemi 147, Airbus320 me 180 vende”, sqaroi Popov.
Shumica e shtetasve të Maqedonisë që kanë ngelur jashtë vendit janë në Evropë, por ka edhe nga vendet oqeanike.
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…
Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…