Në Maqedoninë e Veriut sot pritet të zhvillohet seanca konstituive e parlamentit të ri, të dale nga zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut.
Seanca do të drejtohet nga kryeparlamentari ne largim Talat Xhaferri dhe nën masa të rrepta kundër pandemisë. Për herë të parë, konstituimi mbahet jashtë sallës plenare, ku janë siguruar të gjitha kushtet sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Nga te gjitha forcat politike eshte bere e ditur se deputetet e zgjedhur do të jenë të pranishëm ne seance, me përjashtim të Arbër Ademit nga BDI, që është i infektuar me koronavirus.
Në mbledhjen e parë propozohet kryetari i Kuvendit, ndërsa më pas edhe nënkryetarët. Pas kesaj seance liderët politike pritet të nisin zyrtarisht negociatat për shumicë të re parlamentare.
Takimi zyrtar i cili mësohet se do të zhvillohet gjatë ditës së sotme është ai mes liderit të LSDM-së, qe u rendit e para ne zgjedhje, Zoran Zaev dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Nga sot nis afati 10 ditor që ka në dispozicion presidenti i Maqedonise se Veriut, sipas Kushtetutës, per ti besuar mandatin e formimit të qeverisë liderit të partisë ose grupimit politik, që ka siguruar shumicën në Kuvend.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…