Infermieret në Klinikën infektive paralajmërojnë dorëheqje masive. Nga shoqata e motrave Medicinale thanë se kriza e pandemisë është vetëm “maja e ajsbergut”, siç u shprehën, e padrejtësive të bëra ndaj tyre. Infermieret ankohen se janë të ngarkuar me punë në repartet spitalore dhe me orare të tejzgjatura pa asnjë përfitim shtesë.
Nga Shoqata e motrave medicinale kërkojnë që të miratohet ligji për të rregulluar veprimtarinë e tyre. Në kushte të tilla, shumë gjëra bëhen nga infermierët dhe reputacioni i këtij profesioni është shkatërrohet plotësisht, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e kësaj Shoqate. Ajo alarmon se shumica prej infermiereve janë duke kompletuar dokumentet dhe duke bërë valixhet gati për largim drejt vendet e Evropës Perëndimore.
“Kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm tani në një kohë pandemie, ky është një problem dekada i vjetër. Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me një largime edhe më të madhe. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre- deklaroi Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermiereve.
Ministri Filipçe beson se stresi dhe lodhja e shtuar janë arsyeja e mosmarrëveshjes në këtë spital. Ai fillimisht tha se këtyre tri infermiereve ua kanë dhënë pushimin vjetor, në mënyrë që të bëhet riformulimi i orareve të punës. Por, sipas tij, zgjidhja afatgjate do të bëhen përmes kornizave ligjore.
“Jo, absolutisht nuk pajtohem se janë të degraduara në asnjë mënyrë! Përkatësisht, investimet tona e demantojnë këtë. Ne jemi të vetëdijshëm se sa janë të rëndësishme në sistemin tonë, ndihmuam në formimin e të Odës së motrave medicinale, për herë të parë në vendin tonë. Atje kanë filluar të bëjnë një regjistër dhe pas saj licencimin e të gjitha infermierëve, të cilat punojnë në vendin tonë- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Të gjitha këto reagime erdhën pasi që Infermierja kryesore dhe dy motra të tjera medicinale dhanë dorëheqje nga Klinika Infektive në Shkup. Filipçe zhvilloi dy takime të ndara me infermieret në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje në prag të valës së re të vjeshtës me virusin korona. / Alsat/
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…