Categories: Uncategorized

Shqiptarët shtohen, maqedonasit pakësohen

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja për lindjet dhe vdekjet në tre mujorin e fundit të vitit 2019. Shifrat e rritjes natyrore në Maqedoninë e Veriut, për tremujorin e fundit të vitit 2019 janë mahnitëse.

Sipas statistikave të publikuara, në tre muajt e fundit të vitit 2019 ka një dallim të madh mes komunave të pastra shqiptare dhe atyre maqedonase..

Në komunat maqedonase më së keqi qëndron Manastiri, duke pësuar ulje natyrore në 127 persona, pasuar nga Prilepi me 81, Gazi Baba me 60 dhe Ohri me 51.

Ndërkaq, nëse në ato komuna me shumicë maqedonase kemi numër më të madh të vdekjeve se sa lindjeve të foshnjave, në komunat me shumicë dërmuese shqiptare, kemi krejtësisht një situatë të kundërt. Atje dukshëm kemi numër më të madh të lindjeve se sa të vdekjeve.

Më së miri prej të gjitha komunave qëndron Çairi, ku shtimi natyror arrin në 148, pësuar nga Saraji dhe Studeniçani me 122 lindje më shumë se vdekje. Më keq nuk është as Tetova, e cila shtimin natyror e arrin në 101. Gjithashtu shumë mirë qëndrojnë edhe Haraçina me Likovën, ku kanë një numër të konsiderueshëm të shtimit natyror.

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

26 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

56 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago