Në Tetovë është regjistruar një 69 vjeçar si pacienti i parë me virusin Korona.
Ai me Kovid 19 ka patur simptome me temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje ashtu siç theksuan nga familjarët e tij ,ka qenë disa ditë i shtruar në Klinikën në Kozle ndërsa më parë ai ka patur sulm në tru.
Në këtë gjendje më 23 Mars ka marrë thirrje se pacienti ka qenë i regjistruar dhe patjetër të kthehej në shtëpi në Tetovë. Familja ka insistuar që i afërmi i tij të testohet dhe nëse është pozitiv të kthehet për shërim në Klinikën Infektive në Shkup. Por prej atje nuk kanë dhënë përgjigje pozitive dhe pacienti me veturë është kthyer në shtëpi. Por në shtëpi gjendja i është përkeqësuar Pacienti më pas është pranuar në Repartin Infektiv në Tetovë. Pastaj ka vijuar urdhëri për testim e cila ka vërtetuar se 69 vjeçari është pozitiv me virusin Korona, përcjellë TS nga TV Telma.
Siç kanë theksuar familjarët e tij pacienti derisa ka qenë ne Kovid 19 ka qenë në tre reparte spitalore dhe në të tria ka qenë i shtruar ndërsa ka qenë edhe në shtëpi. A e ka shpërndarë virusin edhe te më të afërmit do të duhet këtë ta tregojë testimi. Mbrëmë nga të afërmit është marrë mostër ose bris.
Drejtori i Institutit për Shëndet Publik Shaban Memedi tha se kushtet ku ka qenë shtruar pacienti kanë qenë në nivel nuk beson se punonjësit mjekësorë do të jenë të infektuar.
Pacienti tani është i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup dhe sipas të afërmëve të tij ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…