Categories: Uncategorized

Shkrumbohet tërësisht kafeteria në Maqedoninë e Veriut

Pas zjarrit që kaploi mbrëmë pas mesnate kafiterinë “Fontana”, mëngjesin e sotëm shihet se objekti është shkrumbuar gati se tërësisht, pjesërisht ka shpëtuar vetëm korridori mbrapa objektit që nuk ka qenë funksionale dhe nuk është shfrytëzuar nga kafeteria.

Pas mesnate, respektivisht në orën 01:50 minuta në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” shpërtheu një zjarr me çrrastë ka përfshirë kafeterinë “Fontana”. Në vendngjarje menjëherë kanë dal zyrtarë policorë dhe kanë konstatuar se është djegur kafiteria “Fontana”. Persona të lënduar nuk ka po është shkaktuar vetëm dëm material.

Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësitit zjarrfikës me 7 automjete dhe 21 zjarrfikës. Për shkaqet e zjarrit më shumë informata priten gjatë ditës shkruan alsat.

Ndërkohë kujtojmë se para një viti “Mavrovasja” ishte cak i sulmit me “Bazuka”. Asokohe dy predha, nga të cilat vetëm njëra kishte shpërthyer kishte shkaktuar dëme materiale të lokaleve përreth kësaj qendre. Shpërthimi edhe atëherë kishte ndodhur gjatë orëve të vonshme të natës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të lokaleve.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

13 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

48 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago