Categories: Uncategorized

Shkon në 200 numri i të shëruarëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut pwrfundoi sot izolimin mw tw gjatw, plot 85 orw e cila i mbajti qytetarët në shtëpi gjatë festave të Pashkëve.

Efektin nga masat e tilla restriktive qëllimi i të cilit është parandalimi i përhapjes së koronavirusit, autoritetet e presin në fillim të muajit maj, për kur edhe paralajmërojnë se do të fillojë lehtësimi i disave prej tyre dhe kthimi i jetës në normale.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi ka arritur 200, pasi dje kishte më shumë të shëruar – 21, nga rastet e reja të regjistruara – 18. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1,225 persona.

Po përforcohen masat e buta në mënyrë që të mos ashpërsohen ato restriktivet. Në rrjedhë janë përgatitjet për zbutjen e restriksioneve.

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Që të sigurohet zbutja, duhet paraprakisht të gjithë së bashku ta sigurojmë mbrojtjen – maska/shamia, dy metra distancë, mosgrupim. Qëllimi nuk është të ndëshkohet, por të sigurohet respektim sa më i gjerë i masave, nga të gjithë, brifojnë nga Qeveria.

Mbajtje e detyrueshme e maskës, shamisë, shallit apo çfarëdo qoftë për t’u mbuluar goja dhe hunda, nga e mërkura në Prilep., Kumanovë dhe Tetovë. Qëllimi është të krijohen kushte për më shumë lëvizje, e më pas të garantohet mbrojtja.

Autoritetet rekomandojnë që qytetarët ta reduktojnë daljen nga shtëpitë e tyre edhe atë për arsye më të nevojshme, për shkak të shkuarjes në punë, si dhe dalje nga shtëpia e tyre vetëm të një anëtarësi të familjes për shkak të blerjes së gjërave ushqimore dhe ilaçeve nga marketet dhe baratoret.

Prej sot ndalohet transporti i organizuar i udhëtarëve gjegjësisht ndalesë për hyrje dhe dalje në dhe nga rajoni i Komunës së Tetovës dhe të gjitha komunave përreth.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 263 teste. Përmes ISHP-252, përmes Sistinës me metodën PCR -11. Deri më tani në vend, janë kryer gjithsej 12.133 teste të Kovid -19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, janë pranuar tre pacientë nga Shkupi, Struga dhe Prilepi me gjendje të mesme deri të rëndë dhe gjendje të rëndë. Gjithsej 56 u shtruan në spital, 18 prej të cilëve janë me mbështetje të oksigjenit dhe tre në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori”,janë pranuar 15 pacientë të rinj. Pacientët e dyshuar që kanë marrë rezultat negativ janë transferuar në reparte të tjera dhe aktualisht në repartin për kovid-191, janë të hospitalizuar 34 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar. Nëntë pacientë kanë pasqyrë klinike më të rëndë dhe gjashtë janë në aparatin respirator .

Në spitalin e Manastirit, 14 pacientë janë shtruar në spital dhe të dyshuar për kovid, ndërsa në mjekim shtëpiak përcillen edhe 15.

Për momentin, në spitalin e Shtipit mjekohen pesë pacientë pozitivë në kovid, të gjithë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 19 pacientë janë duke u trajtuar në shtëpi, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

të fundit

VIDEO/ Jo vetëm goli në minutën e 90, Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë

Armando Broja mund të kishte festuar sot dyfish në ndeshjen mes Bornmuthit dhe Bërnlit. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën…

10 minutes ago

Plas “grushti” në burgun e Reçit, Safet Bajri dhe grupi i tij dhunojnë barbarisht Sokol Sanxhaktarin! Si ndodhi sherr mes të “fortëve”

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur disa ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku protagonistë…

45 minutes ago

EMRI/ Ngjarje e rëndë në kryeqytet! E reja indonezinane punonte si pastruese në një lokal, e braktisi foshnjen pas lindjes

Një 20-vjeçare me shtetësi indoneziane, Ayu Putri, është vënë në pranga nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 1…

1 hour ago

“SPAK është treguar proporcional në kërkesa me rastin e Ballukut”, Meta nga qelia: Kjo çështje duhej zgjidhur politikisht me dorëheqje ose me shkarkim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë nga burgu për portalin “Syri.net”, ka vënë theksin te çështja…

2 hours ago

Aksident në Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerë mes tyre një fëmijë

Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Rëmbec, të Maliqit, me pasojë dy të plagosur mes tyre një fëmijë.…

2 hours ago

Emigrantët “dynden” në atdhe për festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë/ Pala greke punon vetëm me 2 sportele

Me afrimin e festave të fundvitit, fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia drejt vendit është rritur ndjeshëm. Në…

2 hours ago