Shkëndija e Tetovës kërkon me çdo kusht të rikuperojë pikët që ka lënë gjatë fazës së parë të kampionatit dhe në maj, të ngrejë dhe një herë tjetër lart trofeun e titullit kampion. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, afruan pak ditë më parë një lojtar si Valon Ahmedi, teksa dje ka firmosur edhe një mbrojtës sllovak.
Por, Shkëndija nuk ka në plan të ndalet me kaq afrime. “Infosport.mk” raporton se klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka nisur nga puna për të afruar në skuadër edhe një tjetër futbollist me emër dhe me shumë eksperiencë në futbollin europian. Mbrojtësi që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016, Arlind Ajeti është në planet e klubit të Shkëndijës dhe duket se po punohet për ta afruar në merkaton e janarit.
Për Ajetin ka interesim edhe nga kampionati shqiptar dhe është Tirana skuadra që kërkon shërbimet e tij por duket se gjërat tashmë janë ndërlikuar. Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë nga mbyllja e merkatos së janarit, mbetet vetëm të shihet se si do të zgjidhet dhe ku do të vendosë Ajeti të luajë.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, në mbyllje të fushatës elektorale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, si të kapur…
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, u vu dje përballë gazetarëve në emisionin “Opinion” dhe i gozhduar nga pyetjet e…
Efektivët e Policisë Bashkiake në Himarë, janë përfshirë në një konflikt mes njëri-tjetrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…
Mbrëmjen e djeshme, eksponentë të Partisë Demokratike, kanë bllokuar dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe…
Eurovision 2025, do të sjellë ndryshime në njoftimin e vendeve që kualifikohen nga gjysmëfinalet, duke rritur elementin e pezullimit. Sipas…
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është arrestuar në Pire të Greqisë shtetasi Ardian Ahmetaj, i cili ne vitin…