Categories: Uncategorized

Shiti vajzën për 6 mijë euro, 7 vjet burg për babain

Pas seancës kryesore gjyqësore të mbajtur në të cilin ishin prezantuar dëshmitë materiale dhe verbale në Gjykatën Themelore Penale – Shkup është publikuar aktvendimi me të cilin i akuzuari T.D. është shpallur fajtor për veprën e kryer penale – Tregti me fëmijë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej shtatë viteve.

“Ky veprim penal kishte ndodhur në vitin 2013 kur T.D. e kishte detyruar që të martohet vajzën e tij e cila atëherë ishte 17-vjeçare dhe e kishte shitur për 6.000 euro një familjeje në Slloveni. Minorenia e dëmtuar atje nga ana e familjes së re ishte trajtuar si lëndë e blerjes, për çka gjykata adekuate në Maribor në dhjetor të vitit 2015 i kishte dënuar bashkëshortin dhe prindërit e saj dhe iu kishte shqiptuar dënime efektive me burg”, bëri të ditur Prokuroria Publike.

Të lidhura

None found

Për këtë rast prokurori publik slloven e njoftoi Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shkruan shenja.

“Prokurori kompetent publik menjëherë filloi hetim për këtë veprim penal juridik kundër babait të të dëmtuarës. Përmes ndihmës juridike ndërkombëtare për këtë rast ishin siguruar dëshmi dhe ishin shkëmbyer informacione me kolegët sllovenë. Gjatë hetimit u konfirmua se prindërit e djalit e kishin dakorduar martesën dhe babai i minorenes kishte dhënë leje që nusen ta shesë për para një njeriu që e shihte për herë të parë, ndërsa kur minorenia kishte kundërshtuar i akuzuari fizikisht e kishte sulmuar dhe e kishte detyruar që të martohet”, shtohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

të fundit

Incident në aeroportin e Los Anxhelosit, dy avionë përplasen në pistë pa persona të lënduar

Dy avionë janë përfshirë në një incident në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të…

4 minutes ago

Ish-shefi i inteligjencës gjermane arrestohet për spiunazh, dyshohet se nxori 2 mijë dokumente sekrete

Ish-presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të lidhura…

7 minutes ago

Danillovski për pezullimin e BCG-së: Vendim i përkohshëm, prindërit të mos shqetësohen

Mjeku Dragan Danillovski sot ka reaguar lidhur me përhapjen e lajmit për vaksinën BCG. Ai thotë se është plotësisht e…

11 minutes ago

Socialist MP explains why he confronted protesters: I understand citizens’ anger

Deputeti i PS-së, Adi Qose i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me…

11 minutes ago

Kontroll në banesën dhe zyrën e një prokurori të lartë në Manastir, nën dyshimin për korrupsion

Prokurori publik nga Prokuroria Publike Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka siguruar urdhra gjyqësore për të…

11 minutes ago

Kurti propozon seancë me dy pika për votimin e presidentes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, që të dalë publikisht…

11 minutes ago