Categories: Uncategorized

Sfida reale e Ali Ahmetit

Nga Zylyftar Bregu
Kur Ali Ahmeti artikuloi se është koha për kryeministrin shqiptar (në Maqedoninë e Veriut) pak kush e morri seriozisht.

Shumë syresh menduan se është thjesht slogan i gjetur për makinën elektorale që do të shuhej, sapo të certifikohej rezultati i zgjedhjeve. Koha zhgënjeu skeptikët duke i dhënë të drejtë Ali Ahmetit, intuita e të cilit e ka shpërblyer sa herë ka guxuar në politikë.

Votuesit i dhanë mjaftueshëm mandat liderit të BDI-së për të materializuar sloganin. Ndërsa ish-aleati I tij, Zoran Zaevi, me shprehjen e tij të pa menduar gjatë (se shqiptarët nuk vlejnë pesë lekë) i dha motivin për të mos toleruar në negociata. E ja ku jemi!

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot politikisht kanë të njëjtin kurs shkembimi “një me një” me Maqedonasit e Zaevit.

Drejtojnë pushtetin legjislativ, nëpërmjet politikanit me përvojë Talat Xhaferri. Por kanë shtuar fuqinë politike edh në ekzekutiv. Në teorinë politike, tri shtyllat e qeverisjes janë Rendi, Ekonomia dhe Diplomacia.

Shqiptarët do të drejtojnë marrëdhëniet e Maqedonisë me jashtë, pra Ministrinë e Jashtmë, do të drejtojnë Ministrinë e Financave dhe do të kenë zëvendëskryeministrin e parë. Koha për kryeministrin shqiptar do të jetë në 100 ditët e fundit të këtij mandati.

Deri atëherë ka ende kohë.

Deri atëherë Ali Ahmeti në veçanti, por edhe lidershipi shqiptar në tërësi, ka të tjera sfida përpara, formulën e zgjidhjes të të cilave ai e mendon larg tundimit të posteve instuticonale dhe në freskinë e Zajasit ku vazhdon të banojë.

Sfida kryesore immediate është përfaqësimi dinjitoz për të përmbushuar pushtetin politik.

Personalitetet e parashikuara për postet e marra duhet të jenë të tillë që të demostrojnë nivel të lartë intelektual, figura të pastra e modele për shoqërinë në tërësi në Maqedoninë e Veriut.

Pas kësaj, duket se është koha të mendohet për një strategji të re sa i përket faktit që avancimi politik të ecë edhe me përparimin real të qytetarëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përgjegjësia në këtë rast nuk është përtej gardhit.

Është detyrë e lidershipit shqiptar të emancipojë, motivojë, orjentojë e të mos getoizojë shqiptarët e Maqedonisë. Nëse ndodh kjo, “eksperimenti” me kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të këtij mandate nuk do të dështojë.

Suksesi i këtij eksperimenti do të jetë pika, ku Ali Ahmeti mund të vendosë levën për zgjedhjet e ardhshme. Koha ikën shpejt. /albeu.com

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago