Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot pasdite prezantoi një shtetrrethim-orë policore në Komunën e Kumanovës – një ndalim të plotë për fundjavë, duke filluar nga ora 21:00 të premten (sot) deri në orën 05:00 të së hënës.
Kaosi i krijuar sot në orët e pasdites në Kumanovë, si rezultat i këtyre masave rriti edhe më shumë shqetësimin e qytetarëve.
Paniku nuk sjell dobi dhe kjo formë e menaxhimit të situatës krijon kontra efekte.
Mesazhet e mbajtjes së distancës sociale u rrënuan nga vrapi i qytetarëve për të siguruar nevojat elementare ushqimore për ditët në vijim e që është rezultat i thirrjes ad hock të qeverisë për orë policore që krijoi panik dhe paqartësi te qytetarët.
Ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për distancë sociale në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e mëtejme të virusit. Njëkohësisht bëjmë thirrje te organet shtetërore që të mos krijojnë katrahurë që do t’i dëmtonte shumë qytetarët!
Ne kemi kaluar situata shumë të rënda si komb dhe ia kemi dalë si rezultat i solidaritetit. Andaj, pa panik, ju lutemi të gjithë qytetarëve, kini besim dhe bëni durim! Luftën do ta fitojmë ne, mjafton bashkëpunimi, të ruhet qetësia dhe të tregohemi të kujdesshëm.
Do ia dalim, durim dhe këmbëngulje!
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…