Categories: Uncategorized

Rreth 4 mijë raste aktive, si paraqitet situata e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 241 raste të reja me koronavirus nga 1.700 testime, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar arriti në 9.026. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën edhe tetë persona. Me të dhënat e djeshme, deri kanë humbur jetën 414 pacientë.

Dje poashtu u regjistruan edhe 51 të shëruar, që bëri që numri i të shëruarve të arrijë 4.727. Raste aktive momentalisht ka 3.885 ndërsa momentalisht në vend ka 419 pacientë të hospitalizuar.

Prej vdekjeve të djeshme, nga dy ishin nga Shkupi, Tetova dhe Struga dhe nga një në Gostivar dhe Strumicë. Në Klinikën për Sëmundje Njgitëse humbën jetë pacientë të moshës 59, 61 dhe 62 vjeçare. Në spitalin ‘8 shtatori’ humbën jetën katër pacientë, dy pacientë 67-vjeçar dhe dy pacientë 76-vjeçar. Në spitalin e Tetovës poashtu humbi jetën një pacient 66-vjeçar.

Prej rasteve të reja të djeshme më së shumti janë nga Shkupi me 73 raste, Shtipi me 60, Tetova me 32, Gostivari 14, Kumanova 10, Koçani tetë raste, Gjevgjelia me gjashtë raste, Prilepi dhe Sveti Nikole me pesë raste, Struga, Radovishi dhe Kriva Pallanka me nga tre raste, Ohri, Kërçova dhe Demir Hisari me nga dy raste si dhe me nga një rast në Dibër, Veles, Krushevë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 3.885 raste aktive. Më së shumti raste aktive ka Shkupi me 1.868, më pas vjen Tetova me 325, Shtipi 272, Kumanova 238, Gostivari 190, Struga 170, Sveti Nikole 169, Ohri 116, Dibra 111 dhe Kërçova.

Në Klinikën Infektive gjithsej janë 93 pacientë të hospitalizuar. Në spitalin në Kozle ka 15 pacientë të moshuar dhe shtatë fëmijë të infektuar me koronavirus.

Në spitalin ‘8 shtatori’ ka 87 pacientë të hospitalizuar. Në spitalin e Manastirit ka 35 pacientë të hospitalizuar, ndërsa në spitalin e Shtipit ka 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Veles, Prilep, Strumicë dhe Strugë gjithsej ka 131 pacientë me coronaviurs apo raste të dyshuar.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago