Categories: Uncategorized

Reisi në Tetovë: “Jemi me popullin”, 3 mijë maska mbrojtëse për Spitalin Klinik të Tetovës

Sot jemi këtu për të ndihmuar Spitalin Klinik të Tetovës jo vetëm me maska, por edhe me mjete të tjera. Duhet të jemi me popullin tonë si në gëzim, ashtu dhe në hidhërim. I bëj lutje popullit që mos t’i nënshtrohet panikut.

S’ka vend për pesimizëm, për shkak se ai që jep dhe që merr jetë është Zoti i madhërishëm, kështu që duhet t’i stimulojmë njerëzit që kjo situatë të kalojë sa më shpejt – ka thënë më 8 prill, 2020, në Myftininë e Tetovës, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.Kreu i BFI-së, me bashkëpunëtorë, në Myftininë e Tetovës ka ndarë 3 mijë maska mbrojtëse për Spitalin Klinik të Tetovës. Pas Shkupit dhe Gostivarit, kemi ardhur në Tetovë, do të shkojmë edhe në shumë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, për të dhënë kontributin tonë si BFI në luftimin e pandemisë që ka përfshirë pothuajse tërë botën – ka shtuar Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe ka nënvizuar: “Gjithmonë duhet të jemi tok, të bashkuar, për shkak se vetëm kështu më lehtë do t’ia dalim me virusin. Myftinia e Tetovës e ka përcjellë me shumë kujdes dhe me vigjilencë të madhe situatën në terren dhe ne jemi mirënjohës për këtë.”

Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myfti i Myftinisë së Tetovës, ka deklaruar se i është raportuar Reis’ul-Ulemasë për gjendjen në të gjithë hapësirën e Myftinisë që ai drejton, për respektimin e rregullave dhe të urdhëresave të ardhura nga organet më të larta të BFI-së dhe të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga Qeveria. Njoftimi ka përfshirë virusin Korona dhe situatën e përgjithshme, hallet dhe dertet e besimtarëve, si dhe përgatitjet e tyre në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit.Kryetari i BFI-së në Tetovë ka qenë i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i Gostivarit h. Shaqir ef. Fetahu, i Strugës Salim ef. Sulejmani, i Ohrit Samet ef. Hajdari, i Kumanovës Abedin ef. Imeri, i Shtipit mr. Nasir ef. Rexhepi, nga Sekretari i Përgjithshëm Irsal ef. Jakupi, Kryetari i OH “Hilal” Mustafa ef. Dauti, drejtori për Diasporë dr. Selver ef Xhemaili e të tjerë.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

1 hour ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

1 hour ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

2 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

2 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

2 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

3 hours ago