Categories: Uncategorized

Qytetarët e Maqedonisë a do të shkojnë në pushime verore, flet ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke komentuar hapjen e mundshme të kufijve për të bërë të mundur udhëtimin e qytetarëve në pushime verore, deklaroi se kjo duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar mes më shumë shteteve.

“Kam biseduar me ministren e Shëndetësisë të Shqipërisë dhe me ministrin e Shëndetësisë të Greqisë dhe duhet të bëjmë një konferencë të përbashkët. Për nesër është caktuar mbledhje e OBSH-së për rajonin tonë kurse gjatë samitit evropian të mërkurën do të flitet për “strategjinë dalëse” nga kjo gjendje.

Një nga temat në të dy diskutimet do të jetë se si të koordinohet hapja e kufijve dhe cilat masa do t’i ndërmarrë secili nga vendet sepse nuk do të mundemi, jo vetëm ne, por cilido shtet, të kemi strategji të suksesshme nëse në ndonjë moment pa kontroll lëshohen udhëtar nga jashtë.

Për këtë është i vetëdijshëm secili vend dhe për këtë bëhen këto takime koordinuese. Mund të sjellim masa të caktuara të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve fqinje nëse udhëtojnë kudo. Vetëm kjo mund të jetë një histori e suksesshme- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

të fundit

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

6 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

35 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago