Pas marrëveshjes LSDM-BDI tashmë po mendohet se si do të ndahen postet ministrore.
Mediat maqedonase shkruajnë se LSDM do të ketë ministrinë e Shëndetësisë, të Brendshmën, të Drejtësisë, të Mbrojtjes, të Bujqësisë, të Pushtetit Lokal, të Punë dhe Politikës Sociale si dhe zv/kryeministrinë për çështet europiane.Përflitet se ministra do të jenë Venko Filipçe; Oliver Spasovski, Milla Carovska, Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov;, Lupço Nikollovski; kreu i Partisë liberal-demokrate, Goran Milevski dhe sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.
Ndërkohë BDI do të marrë zv.kryeministrin që do të jetë dhe ministër për sistemin politik, ministrinë e Financave, të Ekonomisë, të Jashtmen, Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe të Ambientit Jetësor.
Deri më tani dihet se kryeparlamentar do të jetë sërish Talat Xhaferi kurse ministra me shumë mundësi do të jenë Artan Grubit, Bujar Osmanit, Fatmir Besimit; Kreshnik Bekteshit dhe Naser Nuredini.
Sa i përket kryeministrit, Zaev do të jetë për 4 vite kurse në 100 ditët e fundit të mandatit do të jetë një shqiptar nga BDI.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…