Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 76-të miratoi Protokollin për punën e pishinave dhe plazheve, kafeneve, restoranteve, si dhe pjesëmarrje ne furnizimin global me vaksinën kundër Kovid-19.
Qytetarët edhe në plazhe duhet të respektojnë masat për mbrojtje personale, distancë prej 1.5-2 metra, pastrimin e shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun, dhe pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të hapësirës së plazhit.
None found
Lejohet të ketë maksimum 15 vizitorë në 100 metra katror, ndërsa duhet të ketë 4 metra distancë ndërmjet ombrellave. Gjithashtu duhet të bëhet edukimi dhe informimi me zë i rekomandimeve. Ndalohet sporti kolektiv.
Qeveria gjithashtu raportoi se ka ndërprerë kufizimin për uljen e vetëm dy personave, gjegjësisht katër familjarëve, pranë një tavoline në lokale.
Qeveria raportoi se është kyçur në furnizimin global për vaksinën për Kovid-19.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…