Categories: Uncategorized

Publikohen rezultatet e qytetarëve që ndërruan jetë në Strugë, Ohër dhe Manastir

Ministria ria e shëndetësisë në RMV raportoi sot për rezultatet e pacientëve që kishin ndërruar jetë ditë më parë në Strugë, Ohër dhe në Manastiri.

“MSH-ja informoi se janë gati rezultatet nga dy personat tek të cilët janë marrë mostrat pas vdekjes për testin e virusit korona”, deklarojnë nga MSH-ja.

Testimi i të ndjerit nga Manastiri ishte bërë në ditën e vdekjes nga Qendra për shëndet publik – Manastir, dhe ishin dërguar për analizë në Shkup.

“Mashkulli i moshës 66 vjeçare, që kishte ndërruar jetë më 30 mars derisa ishte në izolim shtëpiak në Manastir, është negativ në virusin korona”, deklarojnë nga MSH-ja, për qytetarin i cili pasi ishte kthyer nga Anglia, ishte futur në izolim shtëpiak dyjavor, izolim që mbaronte më 30 mars.

Rezultat të njëjtë negativ kishte edhe lehona 37 vjeçare nga Ohri, e cila kishte ndërruar jetë në Klinikën gjinekologjike – Shkup.

Sot, gjithashtu u konfirmuar se e ndjera nga Labunishta e Strugës, tek e cila ishte marrë mostra për analizë pas vdekjes, rezultoi pozitiv.

Ndryshe, një paciente 65-vjeçare nga Shkupi me probleme shëndetësore me mushkëritë e bardha, tension të lartë të gjakut dhe diabet është viktima e radhës nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në konferencën e rregullt për shtyp ai tha se në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.

/Portalb.mk/

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

54 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

3 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

3 hours ago