Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” ka deklaruar se një pjesë e shoqërisë dështoi në zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit. Sipas tij, përgjegjësia bie pjesërisht mbi Qeverinë, mbi bashkësitë fetare dhe mbi ata qytetarë që refuzuan t’i zbatojnë.
“Në nivel të zgjidhjes sistematike kundër pandemisë, mendoj se shteti jonë aspak nuk u dallua as nga vendet fqinje dhe as nga shtetet tjera të botës, për më shumë ose më pak. Praktikisht baza e masave ishin rekomandimet e OBSH-së.
Në pjesën e zbatimit të masave ne dështuam, si shtet flas, por ky nuk është dështim i Qeverisë në tërësi. Ishte dështim i disa segmenteve të rëndësishme të shoqërisë dhe kuptohet dështim i një pjese të qytetarëve të cilët edhe sot nuk janë të vetëdijshëm se ata masa duhet të respektohen.
Unë mendoj se një pjesë e Qeverisë, me atë që në mënyrë selektive i zbatuan masat dhe rregullat, konkretisht sa u takon bashkësive fetare, mendoj se ndikuan në mënyrë plotësuese të shpërndahet virusi. Megjithatë, nuk mund t’i shkyçni nga përgjegjësia edhe krerët fetar kyç, ose drejtuesit fetar rajonal në BFI dhe KOM të cilët vepruan tërësisht me papërgjegjësi ndaj shëndetit të tyre dhe shëndetit të besimtarëve, mes tjerash”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i shtetit.
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me…