Partitë shqiptare në Maqedonin e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut janë fokusuar më tepër në cështje ekonomike.
Të gjitha partitë politike, BDI, koalicioni ASH-Alternativa, PDSH dhe Lëvizja BESA premtojnë se do ti rrisin investimet në vendbanimet shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
None found
Për dallim nga ciklet e mëhershme zgjedhore, faktori politik në Maqedoni tani kërkon pjese të plote në buxhetin e shtetit, barazi të plotë dhe vendimmarrje konsensuale.
Maqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase.
Sipas të dhënave nga Byroja për zhvillim rajonal, rajoni Jugperëndimor, Verilindor dhe Pollogu të cilët janë kryesisht të banuar me shqiptarë janë më të varfërit. Në rajonin e Pollogut GDP-ja për kokë banori është vetëm 117284 denarë, ndërkaq në rajonet maqedonase është dyfish apo trefish më e lartë.
Republika e Maqedonisë ndahet në gjithsejtë 8 rajone që përfshijnë në numër të madh të komunave të banuara me qytetarë të përkatësive të ndryshme kombëtare dhe religjioze.
Si pasoj e politikave diskriminuese dhe etnocentrike që nga vitet e 90, e deri më sot ekziston një pabarazi e thellë mes këtyre rajoneve, me boshllëqe të mëdha në zhvillim.
Dallimet në zhvillim vërehen qartazi, duke filluar nga qytetet si Kumanova dhe Likova(Rajoni Verilindor), qytetet Struga, Dibra dhe Kërcova (rajoni Jugperëndimor) dhe Rajoni i Pollogut, i banuar me shumicë shqiptare.
Njashtu, rajoni i Shkupit, pjesa ku jetojnë maqedonasit është zona më e pasur dhe prosperuese, ndërkaq pjesa shqiptare është tërësisht e getoizuar.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerëson se Qeveria e Maqedonisë, ku pjesëmarrës janë edhe partitë shqiptare nuk ka bërë sa duhet për revitalizimin e zonave dhe rajoneve të varfra në vend.
Nga kjo organizate thonë për agjencinë e lajmeve INA se edhe partitë shqiptare si pjesë e bashkëqeverisjeve deri tani nuk kanë pasur dhe nuk kanë plan strategjie për zhvillimin e këtyre zonave.
OBRIE thekson se partitë shqiptare në platformat e tyre duhet ta përfshijnë edhe modelin evropian të politikave rajonale për zhvillim të barabartë.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…
Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë, ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e…
Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…
Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj…
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen “Fahri Ramadani”, ku u…
Gazetarët Klodiana Lala dhe Ferdinand Dervishi dhanë detaje në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen në burgje, ku…