Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Strumicës.
Tridhjetë persona e kanë thyer derën e repartit infektiv në Spitalin e Strumicës dhe e kanë marrë një pacient, cili ka ndërruar jetë, ndërsa është testuar për COVID-19.
None found
Sipas informacioneve, pacienti në orët e hershme të mëngjesit është pranuar në spital, si rast i dyshimtë për COVID-19 dhe menjëherë i është marrë mostra për testim. Ndërkohë gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Siç njofton “Fokus”, rezultatet e tij akoma nuk janë gati.
Ndërsa sipas inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, të cilët për momentin janë në terren në spitalin e Strumicës, rreth 30 persona kanë ardhur për ta marrë trupin e pacientit. Ata e kanë thyer derën e spitalit dhe së bashku me krevatin e kanë futur pacientin në një furgon dhe janë larguar.
Për momentin inspektorët ende bëjnë hetime dhe dokumentim të rastet dhe do të dalin me detaje zyrtare.
Edhe Ministria për Punë të Brendshme do ta hetojë këtë rast.
Dashi Energjia juaj do t’iu zbulojë në mënyrën më të natyrshme. Në të njëjtën kohë, veprimet tuaja do të do…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…