Categories: Uncategorized

ODIHR: Po ndjekim procesin zgjedhor, fushatën dhe mediat

Misioni special për vlerësimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut i Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) pranë OSBE-së, një ditë pas zgjedhjeve më 16 korrik do të dalë me rezultate dhe konkludime preliminare lidhur me procesin zgjedhor, ndërsa raportin përfundimtar do ta publikojë rreth shtatë javë pas ditës së zgjedhjeve, me konkludime dhe rekomandime potenciale, tha Laima Andrikiene – shefe e Misionit special të ODIHR në vend.

“Misionet vëzhguese të ODIHR-së janë të përkushtuar në parimin e përzierjes dhe prandaj nuk japim vlerësim para ditës së zgjedhjeve, por më 16 korrik do të japim deklaratë për rezultatet preliminare dhe konkludime lidhur me procesin zgjedhor. Ditën e njëjtë do të mbajmë konferencë për shtyp në të cilën do t’i prezantojmë këto rezultate. Raporti ynë përfundimtar do të publikohet rreth tetë javë pas ditës së zgjedhjeve, me konkludime dhe rekomandime potenciale”, theksoi Andrikiene shkruan MIA.

Ajo sqaron se Misioni me kujdes dhe thellë i ndjekë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipi bazë përbëhet nga nëntë anëtarë nga nëntë vendeve anëtare të OSBE-së. Për formatin vijues të Misionit special për vlerësimin e zgjedhjeve, të sistemuar në Maqedoninë e Veriut, kanë akredituar 26 vëzhgues, në të cilët përkasin ekspertë ndërkombëtarë dhe personel kombëtar për mbështetje.

Analistët e tyre përfshijnë tema të cilat përfshijnë: administratë zgjedhore, regjistrim të votuesve, fushatë politike dhe financim të fushatave, mbulim mediatik të zgjedhjeve, ankesa dhe mekanizma për zgjidhjen e kontesteve dhe kornizë të plotë juridike për procesin zgjedhor. Misioni, thekson Andrikiene, përfshin edhe monitorim gjithëpërfshirës të mediumeve gjatë periudhës së fushatës, që do të kontribuojë për vlerësimin e fushatës.

Aktivitetet për vëzhgim do të përshtaten në kushte të pandemisë me KOVID.

“Të gjithë ne jetojmë dhe punojmë në këtë vend në një mjedis të njëjtë, në aktivitetet tona për vëzhgim ndikon edhe pandemia dhe misioni ynë duhet të përshtatet në situatën momentale. Misioni ynë duhet t’i kufizojë udhëtimet tona në minimum me qëllim që ta minimizojmë shtypjet tona epidemiologjike në këtë vend. udhëtimet tona gjatë ditës së zgjedhjeve të kufizohen dhe pasi që ne u japim prioritet sigurisë së vëzhguesve dhe qytetarëve të vendit nikoqir”, thekson Andrikiene.

Misioni special për vlerësimin e zgjedhjeve e filloi punën e vet në Shkup më 22 qershor, para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, ndërsa do të jetë e sistemuar deri më 23 korrik.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago