Categories: Uncategorized

“Nuk mund të quhet dashuri me shikim të parë”, ç’ndodhi në takimin Mitsotakis-Zaev

“Le të punojmë së bashku tani, të bëjmë biznes, të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë,” ishte motoja e Mitsotakisit në drekën e përbashkët me Zaevin.

Nuk mund të quhet dashuri me shikim të parë, por marrëdhënia midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe kolegut të tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev po bëhet gjithnjë e më e mirë. Kështu që pritej që Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të merrte rrugën për Athinë, menjëherë pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë në Maqedoninë e Veriut, së bashku me dy zëvendëskryeministrat e tij, Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi dhe Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.

Zaev ishte ftuar në konferencën vjetore të revistes Economist të mbajtur në Gjirin e Lagonisit. Fatkeqësisht, ai nuk pati kohë të notonte në ujërat e bukura të Atikës, pasi programi i tij ishte shumë i ngjeshur. Në konferencë foli për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe vizionet e qeverisë së tij në rrugën e gjatë drejt BE-së. Dhe më pas u takua me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, me mikun e tij të ri Mitsotakis dhe me shokun e tij të vjetër, ish-Kryeministrin Alexis Tsipras.

Kohët ndryshojnë

Për delegacionin e Maqedonisë së Veriut, vizita në Athinë nuk ishte më delikate. Opinioni publik grek nuk është i interesuar për Maqedoninë e Veriut në këtë moment, nuk ka më klimë armiqësore “kundër Skopianëve” , dhe Marrëveshjen e Prespës e kanë pranuar tashmë edhe kundërshtarët më të ashpër të saj nga partia Demokracia e Re në pushtet. “Gjithçka që Mitsotakis ka bërë që kur u bë Kryeministër i Greqisë është pozitive për Maqedoninë e Veriut,” i tha Zaev, Euronews-it para takimit me Kryeministrin Grek. Dhe pak a shumë kjo është e vërtetë.

Athina përpiqet t’i harrojë fjalët e zjarrta të Mitsotakisit kundër Marreveshjes se Prespës në vitin 2018 dhe britmat për “tradhti” kundër Tsiprasit, i cili e realizoi marrëveshjen me Zaevin. Tani është koha për bashkëpunim dhe zbatimin e marrëveshjes historike dhe “thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, siç theksoi edhe Presidentja Greke në takimin e saj me Zaevin.

Mbështetja e vendosur

Sakellaropoulou shprehu mbështetje të vendosur të Greqisë për kursin evropian të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Zaevi foli për “frytet e Marrëveshjes së Prespës” dhe për “hapësirën e madhe të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe partneres strategjike te saj, Greqisë”.

Në drekën e përbashkët të dy kryeministrave, menyja përmbante dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. “Le të punojmë së bashku tani, të bëjmë biznes, të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë,” ishte motoja e Mitsotakisit. Ata folën edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut pasi më në fund u realizua anëtarësimi i vendit në NATO.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Zaevi gjithashtu iu referua tensioneve në Mesdheun juglindor dhe bëri thirrje për dialog midis Athinës dhe Ankarasë. “Çështja është e rëndësishme për të gjithë rajonin, jo vetëm për Greqinë dhe Turqinë,” theksoi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Për Zaevin e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet midis fqinjëve është përmes dialogut – dhe ai e di sa i vështirë është ai. Tani ai shpreson që këtë mund ta bëjnë edhe Athina dhe Ankaraja. Para se Zaevi të largohej nga Athina, ai pati edhe një takim me ish-homologun e tij nga Marrëveshjes së Prespës, Tsipras. E ky do të ishte takimi më i ngrohtë. DW

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

17 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

34 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

41 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

2 hours ago