Qeveria miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Nga e premtja, kufijtë në vend do të jenë plotësisht të hapur për lëvizjen e udhëtarëve. Kjo do të thotë që nuk do të kërkohet as test PCR negativ për koronavirus, dhe nuk do të duhet të nënshkruhet një deklaratë për vetizolim të detyrueshëm 14-ditor .
Me protokoll të veçantë më 1 korrik, me punë të rregullt fillon edhe trafiku ajror në vend. Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër do të jenë të hapura për udhëtarët.
None found
Gjithashtu, sipas vendimeve të fundit të qeverisë nga e premtja me punë fillojnë sallat dhe palestrat sportive, ndërsa qendrat e mbyllura tregtare të punojnë edhe gjatë të dielave. Dritë jeshile morën edhe objektet gastronomike të cilat përmes protokollit përkatës për punë do të mund të pranojnë mysafirë edhe brenda objektit.
Qeveria mori vendim që të hiqet ndalesa për transport të organizuar që do të vlejë prej të premtes, me çka do të kthehet në normalitet edhe transporti i udhëtarëve me autobus dhe furgonë në vendet ku, për shkak të numri të lartë të të prekurve, ky lloj i transportit u ndërpre.
Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…
Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…