Categories: Uncategorized

Një vit Maqedoni e Veriut! Çfarë i solli “Veriu”, IRJM-së?

Më 11 janar u bënë një vit që kur Republika e Maqedonisë shkoi në histori, dhe u ribrendua në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me 81 vota “Për” të zgjedhurit e popullit (deputetët) i dhanë vizë Marrëveshjes së Prespës me Greqinë me të cilin shteti u riemërua në Maqedonia e Veriut.

Për veç deputetëve të shumicës parlamentare “Për” Maqedoninë e Veriut ishin edhe tetë deputet të VMRO-DPMNE-së, të cilët më pas u përjashtuan nga partia. Por, çfarë përfituan qytetarët nga ribrendimi i vendit? U premtua shumë, por çfarë është realizuar! Stagnime ka veçanërisht në rrugëtimin euro-atlantik. Të kujtojmë se ish-kryeministri Zoran Zaev premtonte datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, ndërkohë që disa herë qytetarët dolën të zhgënjyer nga ky premtim i madh.

Të lidhura

None found

Këtë adut ish-kryeministri e shfrytëzojë si alibi zgjedhje edhe në Presidencialet, një herë ishte i sigurt se datë për fillimin e bisedimeve vendi do të marrë në qershor, më pas në tetor, dhe së fundmi pritjet për të janë nga Samitin e Zagrebit, në rast se miratohet metodologjia e Francës për zgjerim. Pra bazuar në këtë, ndryshimi i emrit u ishte premtuar qytetarëve se do të jetë një kompensim për euro-integrimin e vendit.

Juristi i së drejtës evropiane, Muhamer Pajaziti vlerëson se në planin e jashtëm Maqedonia e Veriut ka arritur ti zgjidhë kontestet e hapura me shtetet fqinje. “Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë do ta ndihmoj vendin në aspektin e sigurisë dhe në procesin drejtë anëtarësimit në strukturat euroatlantike. Marrëveshja e Prespës dhe pakti me bullgarët janë një lajm i mirë, por nuk mjaftojnë për të ecur përpara. Në planin e brendshëm nuk duket se është shënuar ndonjë progres përmbajtësor. Në mungesë të reformave rrënjësore në drejtësi, peshqit e mëdhenj të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhdojnë të bredhin të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike”, shprehet Pajaziti.

Sipas tij, disa reforma në fushën e jurisprudencës vetëm sa kanë mundësuar ndërrimin e kapelës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët tani i shërbejnë pushtetit aktual. “Politika vazhdon të zhvillohet për qëllime personale të pushtetarëve dhe jo për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Shpresat për një jetë në Maqedoni vazhdojnë të veniten. Qytetarët vazhdojnë të jetojnë me paga ulëta derisa sa janë të ngulfatur nga taksat dhe faturave të kompanive të privatizuara që i rrjepin. Në Maqedoni vazhdojmë të kemi shërbime jo të mira në arsim, shëndetësi dhe sfera tjera të jetës. Kjo ndikon që të rinjtë të mos shohin prespektivë dhe të largohen nga vendi për një strehë të sigurt drejtë vendeve të BE-së. Përpos dështimeve kemi edhe disa punë të mira të qeverisë aktuale. Rritja e ndihmave sociale dhe pensionet sociale i kanë mundësuar të marrin pak frymë familjet skamnore. Gjithashtu një sukses mund të llogaritet edhe ulja e tensioneve ndëretnike”, nënvizon Muhamer Pajaziti, jurist i së drejtës evropiane.

Ndërkaq, drejtuesi i emisionit politik “200”, gazetari Nazim Rashidi konsideron se Maqedonia, tani e Veriut, është çliruar nga barra e një problemi që e tërhiqte prapa. “Anëtarësimi në NATO është benifiti i parë, me çka fillohet një fazë e re e vendit, i cili shkëputet nga mundësit e ndikimeve të tjera gjeopolitike. Procesi i integrimeve me BE-në gjithashtu do të përparojë, edhe përkundër ‘vetos’ franceze, dhe atëherë efektet do te ndihen direkt tek njerëzit. Këto janë procese thelbësore që determinojnë të ardhmen në shtyllat bazë të orientimit të shtetit, kryesisht për politikën e jashtme”, shprehet Rashidi. Ai thekson se procesi i votimit të ndryshimeve kushtetuese, solli lëkundje të sistemit të brendshëm. “Pasojat e ‘pazareve’ për të arritur 81 vota, ende ndihen. Sfida tani do jetë te rikthehet besimi tek sistemi dhe sidomos te arritja e drejtësisë”, shton Rashidi.

Ndryshe, para një viti vendi e ndryshojë emrin me premtimin se do të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, por u bë vetëm se Maqedonia e Veriut dhe mori një dush të ftohtë nga Brukseli. Në këtë proces po ashtu u ndryshuan edhe tabelat informative në institucionet shtetërore, ndërsa u ribrendua edhe monedha kombëtare denari me emrin e ri të shtetit.

të fundit

Turqia ndalon aksesin e fëmijëve nën 15 vjeç në platformat e mediave sociale

Turqia ka zbatuar një ndalim ligjor për aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, pas publikimit të rregullores…

8 minutes ago

JD Vance will not watch the broadcast of Nidal Hasan’s execution, Trump: He deserves execution by firing squad

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se nuk do ta ndjekë transmetimin e mundshëm të ekzekutimit të Nidal Malik Hasan,…

13 minutes ago

US Ambassador Eric Wendt meets SPAK chief Klodian Braho and BKH director

Këtë të shtunë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në ambientet e SPAK-ut…

13 minutes ago

Kosovo Correctional Service stops a package containing 87 grams of narcotics that was being smuggled into Dubrava Prison

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në…

15 minutes ago

North Macedonia, “m.Uslugi” app to bring ID cards and driving licences to mobile phones from October 28

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…

16 minutes ago

Maqedoni, aplikacioni “m.Uslugi” sjell letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes në celular nga 28 tetori

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…

22 minutes ago