Categories: Uncategorized

Një viktimë dhe 15 raste të reja me Covid-19, shërohen 45 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 199 teste, prej të cilëve 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 7, Tetovë 1, Prilep 4. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1506, prej të cilëve 572 raste janë aktive.

Gjithsej 45 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacientë nga Shkupi, 25 nga Kumanova, një nga Prilepi. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 852 shkruan alsat.

Të lidhura

None found

Brenda 24 orëve të fundit një rast tjera me Covid-19 ka përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë një pacient 66 vjeçar nga Struga, i cili në Spital ishte pranuar me 24 prill. Pacienti ka pasur sëmundje shoqëruese.Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 82.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, sot për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, në 24 orë, nuk është pranuar asnjë pacient i ri me koronavirus, respektivisht nuk ka pasur as persona që janë dyshuar për Covid-19. Në këtë Klinikë për momentin po vazhdon kurimi i 39 pacientëve ,20 prej të cilëve janë të sëmurë rëndë marrin mbështetje të oksigjenit , kurse një pacient është në gjendje kritike.

Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” në 24 orët e fundit janë pranuar 9 pacientë të rinj me koronavirus duke e çuar në gjithsej 29 numrin e pacientëve të shtrirë në këtë spital. Katër pacientë në këtë spitla janë në mbështetje të aparateve për frymëmarrje kurse tre të tjerë kanë pasqyrë të rëndë klinike.

Në spitalin e Manastirit aktualisht po trajtohen katër pacientë, kurse po monitorohen tre pacientë të cilët kurimin po e vazhdojnë nga shtëpia.

Në spitalin e Shtipit ka dy pacientë të shtruar, kurse katër të tjerë po monitorohen në kurim shtëpiak.

Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë, janë shtruar gjithsej 47 persona pozitiv ose të dyshuar në Covid-19.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

3 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

20 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago