Categories: Uncategorized

Një shqiptar nga Maqedonia dhe një nga Kosova i marin të moshuarës 15 mijë franga, u prezantuan si policë

Zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë të një kosovari 31 vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Të hënën, pak para orës 17, dy hetues nga Policia e Kantonit të Cyrihut në Zollikon kanë vëzhguar një grua të moshuar, e cila po depozitonte një zarf nën një kosh mbeturinash. Pas pak ata kanë parë kur po ky zarf u mor nga një burrë.

bank , kredit, credit , insrance, life insurance,best insurance, auto insurance , versicherungen , leben versiche

Siç shkruan Policia Kantonale në një komunikatë të publikuar të martën, zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë pastaj të një kosovari 31 vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, njofton 20minuten.ch.

Ata janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje nga policia me dyshimin se ishin të përfshirë në një krim mashtrimi që njihet si fenomeni i “policit të rremë”.

Komunikata e policisë më tutje shpjegon fenomenin në fjalë që po praktikohet gjithnjë më shumë në kantonin e Cyrihut, që ka të bëjë me paraqitjen e mashtruesve në uniformë policore, transmeton albinfo.ch.

Në raste të tilla, “polici” tregon një histori mbresëlënëse për të bindur viktimën se paratë e tij nuk janë më të sigurta në bankë. Nëse viktima pranon të bashkëpunojë, asaj i kërkohet t’ia dorëzojë pasuritë “zyrtarëve të policisë”.

Prandaj, Policia Kantonale e Cyrihut rekomandon: nëse ndodh ndonjë thirrje nga zyrtarë policie, sqarojeni këtë më parë përmes numrit të urgjencës, 117, përcjell albinfo. Për ta bërë këtë, mbylleni tërësisht telefonatën me policin e dyshuar dhe mos lejoni që ai të lidhet me ju.

Policia e vërtetë nuk ndodhë kurrë të ju kërkojë shuma të mëdha parash në telefon. Veç kësaj, asnjëherë mos u jepni para ose gjësende të vlefshme njerëzve të panjohur.

të fundit

Aksident në Qafë Thanë, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete…

18 minutes ago

VIDEO/ Para zjarreve Delvina u godit edhe nga një tornado, ja momenti kur era e fortë dëmton kosheret e bletëve

Delvina pak ditë më parë ishte në një gjendje të jashtëzakonshme dhe alarmante përshkak të zjarreve. Era e fortë dhe…

43 minutes ago

Putin ofron armëpushim në këmbim të Donbasit? Zelensky, ‘i prerë’: Asnjë lëshim territori

Ukraina nuk e vë në diskutim, rajoni i Donbasit nuk do t’i kalojë Rusisë! Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzon t’i…

54 minutes ago

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Cërrik, makina përfundon në kanalin me ujë, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor…

1 hour ago

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë…

2 hours ago

Ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, ja cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me ujë

Shumë lloje frutash dhe perimesh janë burime natyrore të ujit dhe i sigurojnë trupit lëngje dhe elektrolite që luftojnë dehidratimin,…

2 hours ago