Dy liderët e partive më të mëdha politike, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, nesër përfundojnë periudhën 7 ditore të izolimit shtëpiak. Për Alsat, ata deklarojnë se ndjehen mirë, deri sa vazhdojnë rregullisht punën në distancë me organet partiake. Mickoski dhe Zaev presin rezultate negative edhe në testin e dytë për virus korona. Kreu i VMRO-DPMNE-së është në vetëizolim.
“Nesër përfundon dita e shtatë. Shtatë ditë kishin kaluar që nga kontakti i fundit me personin e infektuar nga Covid-19. Që atëherë jam shtatë ditë në vetëizolim. Sot është dita e gjashtë. Ditën e shtatë duhet të më vizitojë një ekip mjekësh dhe ta bëjmë testin e fundit pasi testi i parë ishte negativ. Unë jam i sigurt sepse nuk kam asnjë simptom për të dyshuar se mund të jem pozitiv në Covid -19. Do të jetë negativ”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së .
None found
Kreu i LSDM-së është në izolim me familjen e tij.
“Afati kalon nesër, por do të rrimë në shtëpi deri në kalimin e festave të Pashkëve. Nuk ka simptoma as tek unë, as të bashkëshortja, as te fëmijët ose prindërit e mi. Unë jetoj në bashkësi. Shpresoj që edhe këto teste të rezultojnë negative që të mundemi pas festave të kthehemi në funksionimin normal të detyrimeve të punës”- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev beson në zbutjen e masave dhe përgatitjen për kthim në normalitet nga fillimi i muajit maj.
“Unë besoj se muaji maj, ja të them nga 1 maji, numrat e të shëruarve do të jenë shumë më të lartë se sa të të infektuarve, psikologjikisht të gjithë do të përgatitemi për kthimin e jetës në normalitet por të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodhë sikur të shtypin një sustë. Do të ketë me siguri ndonjë vazhdim afatesh për respektimin e izolimeve sociale dhe kujdesit, maskat me siguri do t’i mbajmë për një periudhë më të gjatë dhe pajisjet tjera mbrojtëse”- pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bën apel që të gjithë t’i respektojnë rekomandimet e OBSH-së me qëllim që situata të mos eskalojë.
“Të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në këtë mënyrë mbrohemi mes vete dhe I mbrojmë ato rreth nesh. Kjo nuk është çështje naive. Nga ajo që më thonë një pjesë e madhe e personelit mejkësor me të cilët komunikoj, kjo mund të eskalojë dhe të shkaktojë probleme serioze tek qytetarët por edhe te sferat që lidhen me të si ekonomi, ekonomi, bujqësi, etj”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Dy liderët Mickoski dhe Zaev ju nënshtruan izolimit dhe testimit pasi gazetari me të cilin të dy kishin realizuar intervistë, rezultoi pozitiv në virusin korona.
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…