Bashkimi Europian zyrtarizon vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut.
27 krerët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian kanë miratuar konkluzionet e ministrave të çështjeve europiane për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut.
None found
Në këto konkluzione, Maqedonia nuk ka kushte për mbajtjen e konferencës së parë ndëqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anêtarësimit. Ndërkohë që Shqipëria ka një kushtëzim tê qartë për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare.
1. Shqipëria duhet sä pari të miratojë reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it përmes garantimit të financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore. 2. Së dyti, Shqipëria duhet të garantojë vijueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë garantimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë opinionet e zbatueshme të Komisionit të Venecias. 3. Së treti, vendi duhet të përfundojë vendosjen e strukturave të specializara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por përveç këtyre kushteve, Komisionit Europian i kërkohet të raportojë edhe mbi edhe 3 kërkesa specifike gjatë prezantimit tê kornizës negociuese me Shqipërinë. Ato kanë të bëjnë së pari me përforcimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të task forcës për veprimet financiare në kuadrin e bashkëpunimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Së dyti, riatdhesimin e azilkerkuesve që kanë bërë aplikime të pabazuara. Dhe së treti, me ndryshimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Komisioneri për fqinjêsinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Komisioni Europian do tê prezantojë kornizën negociuese në qershor. Deri atëherë, Shqipëria duhet të ketë përmbushur kêto gjashtë kushte.Ai ka inkurajuar qeverinë shqiptare që të rrisë ritmin e reformave. të Më tej, para se kuadri negociues i Komisionit Europian tê aprovohet nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian, shtetet anëtare duan në vijim prova bindëse nga qeveria shqiptare lidhur me zbatimin e 5 prioriteteve kyçe të vendosura nga Këshilli i ministrave i Bashkimit Europian që në 2018.
Kushtet specifike lidhur me këto pesë prioriteteve janë: 1 Fillimi i hetimit të gjykatësve dhe prokurorëve të akuzuar gjatë procesit të vetingut për sjellje kriminale 2. Nisja e procedimeve kundër personave që akuzohen për blerje votash.3.
Gjurmë të forta provash në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve dhe përmbylljen e proceseve të para kundër politikanëve dhe zyrtarëve publikë të nivelit të lartë.4. Progres të prekshëm në lidhje me reformën në administratën publike, 5. Zbatimin e reformës për kodin zgjedhor si dhe vendimet përfundimtare për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. 6. Progres të mëtejshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur zbatues për kuadrin ligjor të vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare.
Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si…
Përderisa nxënësit ishin në një ekskursion në Monte Karlo, një drejtor shkolle dhe një ndihmësdrejtor dyshohet se kanë luajtur bixhoz…
Taksa e reduktuar e vlerës së shtuar për naftën mbetet në fuqi deri më 20 tetor 2026. Qeveria po e…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu…
Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin…
“Në shënjestër” Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë…