Categories: Uncategorized

Në Maqedoninë e Veriut edhe pa test Covidi, ja kur diskutohet propozimi në qeveri

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i Maqedonisë së Veriut, i ka propozuar qeverisë hapjen e kufijve me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pa testin PCR.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajonal të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ, kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes… Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet, jemi shteti i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tillë bëhen nga ekspertët të Komisionit të Sëmundjeve Infektive”, është shprehur Zaev.

Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se propozimi i Komisionit është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka indikacione, apo numër të lartë të rasteve me COVID-19 që janë sjellë nga këto vende.

“Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet me testin PCR”, thuhet të njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Shtetasit e Maqedonisë e Veriut aktualisht mund të lëvizin pa testin PCR vetëm në Shqipëri.

Heqja e kufijve së fundi është kërkuar edhe nga Odat Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe nga Oda Ekonomike e Kosovës.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i…

1 minute ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

11 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

33 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

54 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago