Categories: Uncategorized

Në Kumanovë janë infektuar 85 persona, 11 prej të cilëve personel mjekësor

Në Kumanovë deri tani janë regjistruar 85 raste të të infektuarve me koronavirus. Vetëm gjatë ditës së djeshme 23 persona kanë qenë pozitiv. Komuna e Kumanovës pothuajse dy javë kërkon të vendoset në karantinë, ndërsa Qeveria dje vendosi prej mbrëmë nga ora 21 deri të hënën në orën 05:00 të vendoset orë policore në territorin e Kumanovës, përcjell GazetaExpress.

Njëmbëdhjetë persona mjekësorë nga spitali i Kumanovës janë pozitivë me koronavirus. Dhe një teknik mjekësor është pozitiv me koronavirus nga Klinika e Sëmundjeve Infektive. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe potencoi se për këtë shkak, janë dërguar dy mjekë, një nga Shkupi dhe një nga spitali në Shtip, të cilët në këtë moment do të organizojnë punën e këtij reparti jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Ministria e Shëndetësisë, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, do të përpilojë plan për punë pa pengesa edhe të institucioneve shëndetësore në rajonin e Komunës së Kumanovës.

Qeveria e pranoi informacionin e Komisionit për sëmundje infektive e cila rekomandon të gjithë të punësuarit në sistemin shëndetësor që janë nga Kumanova, ndërsa punojnë nëpër qytetet tjera, të jenë në dispozicion të spitalit në Kumanovë.

Do të përcaktohen infektolgë prej qyteteve tjera në rajon, Kriva Pallanka dhe Kratova, të cilët do të tërhiqen të punojnë në Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë.

Personeli shëndetësor që do të angazhohet shtesë, do të punojë më së shumti 14 ditë, pastaj do të zëvendësohet me ekip të ri sipas sistemit të rotacionit.

Krahas personelit mjekësor nga Spitali i Kumanovës, siç deklaroi dje Filipçe, në Klinikën Infektive ka një teknik mjekësor pozitiv në koronavirus, i cili ka pasqyrë klinike të pneumonisë në mushkëri.

“Është bërë edhe një anketë epidemiologjike familjare dhe mes të punësuarve dhe në përputhje me këtë do të veprohet që të organizohet pjesa e punës në pavijonin ku ai punonte në kuadër të Klinikës. Vetëm nga familja tani po bisedohet në detaje me gruan e tij që të analizohen edhe kontaktet eventuale shtesë, private si kontakte fillestare nga anketa epidemiologjike”, tha ministri i Shëndetësisë.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive aktualisht janë hospitalizuar 67 pacientë, 10 prej të cilëve kanë pasqyrë të rëndë klinike, ndërsa pjesa tjetër me të mesme dhe të lehtë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në faqen e tij të fejsbukut u rekomandoi punonjësve shëndetësor të kenë kujdes dhe ta ruajnë veten këtë periudhë të koronavirusit.

“Kolegë, punonjës shëndetësor – mos harroni të kujdeseni për veten gjatë kësaj periudhe. Hani mjaftueshëm, pushoni sa të mundeni dhe qëndroni në kontakt me të afërmit tuaj. Jini të kujdesshëm, ruani veten!”, ka shkruar Filipçe.

Në vend deri tani janë bërë 4.506 teste të Kovid 19, ndërsa pozitiv në virus janë 430 persona.

Sipas vendbanimit ka raste në Shkup -208, Kumanovë- 85, Dibër-49, Shtip-15, Prilep-22, Tetovë-15, Strugë-9, Veles-8, Manastir-4, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-2, Gjevgjeli-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-2 dhe në Koçan-1.

Në seancën e djeshme të qeverisë të 34-të shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për blerje urgjente të respiratorëve gjatë situatës së jashtëzakonshme, i cili rregullon kushtet dhe procedurën për blerjen të 200 makinave të frymëmarrjes për zbatimin e masave për ballafaqim me koronavirusit gjatë kohëzgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me specifikimet e rregulluara me Vendimin me fuqi ligjore.

të fundit

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

26 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

51 minutes ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

2 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

3 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

3 hours ago