Nga sonte fillon ora policore e cila për herë të parë vendoset në vendin tonë, ndërsa do të zgjasë nga ora 21 deri në 6 në mëngjes. Gjatë natës qytetarët nuk guxojnë të lëvizin jashtë shtëpive të tyre, me qëllim mbrojtje maksimale nga përhapja e koronavirusit. Ky vendim është sjellë vonë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë.
Kryeministri Oliver Spasovski tha se kjo ndalesë nuk vlen për pjesëtarët e armatës dhe policisë, zjarrfikësit, persona të punësuar në Higjienë komunale, persona të sëmurë ndërsa punëtorët shëndetësorë do të kenë legjitimacione të veçanta.
None found
“Kjo ndalesë nuk vlen për persona që kanë nevojë nga ndihma e shpejtë mjekësore, që janë në gjendje të rrezikshme për jetë, persona në dializë në shoqërim me më shumë dy persona”, tha Spasovski.
Me orën policore nuk do të përfshihen edhe një pjesë e të punësuarve që nuk mund të ndërpresin punën e tyre, ndërsa sipas shembullit të mjekëve, do t’u jepen legjitimacione të veçanta që i jep Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, tha ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev.
“Përjashtimet nga përkufizimi i lëvizjes do të vlejnë për të punësuarit në Armatë dhe polici, për një pjesë të të punësuarve në shëndetësi, në kontroll të fluturimeve në navigacionin e Maqedonisë, në PPTH – kjo do të thotë për prokurorët kujdestarë, distributorët e mallrave dhe ushqimit, të punësuarit në sigurim dhe të punësuarit në shtëpitë mediatike”, deklaroi Çulev.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi masa më të rrepta.
“Me vendosjen e orës së parë policore nga ora 21 deri në orën 6 në mëngjes, është vendosur masa e parë. Do t’i shohim kapacitetet tona dhe të policisë si dhe kapacitet e të gjithëve ata që janë të angazhuar në atë pjesë, por edhe të qytetarëve, me qëllim që këto masa në të ardhmen të zgjerohen”, tha Zaev.
Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski përmes letrës së hapur kërkoi masa më të rrepta.
“Ora policore duhet të jetë më rigoroze, të paktën nga ora 18, që të ketë esencë dhe të vendosë rend, sa më shpejtë. Duhet të zbrazen rrugët që të skanohet e gjithë situata”, deklaroi Mickoski.
Për mosrespektimin e orës policore nga PP-ja njoftojnë se për shkelësit do të pësojnë gjoba në para ose me një vit burg, ndërsa për personat juridikë gjoba do të jetë rreth gjysmë milion euro.
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…