Categories: Uncategorized

MPJ nuk praktikon gjuhën shqipe në komunikimin e saj?

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) është një nga institucionet që shumë pak respekton ligjin për gjuhët dhe nuk zbaton gjuhën shqipe në komunikimin e saj. Gjatë periudhës së pandemisë, më së shumti, vetëm dy njoftime për riatdhesimin e qytetarëve që kanë mbetur jashtë vendit janë përkthyer në shqip.

“Përveç mbishkrimit, asgjë në Ministrinë e punëve të jashtme nuk është në gjuhën shqipe. Konferencat për shtyp mbahen në gjuhën maqedonase dhe angleze ose në ndonjë gjuhë tjetër që është gjuha amtare e të ftuarit të huaj që është për një vizitë zyrtare në vend. Si rezultat, të gjitha përkthimet janë në këto gjuhë. “Gazetarët shqiptarë nuk mund të bëjnë pyetje në gjuhën e tyre amtare sepse nuk ka njeri që t’i përkthen ato”.

Të lidhura

None found

Me këtë ministri, madje as komunikimi zyrtar, pra ai i shkruar, nuk mund të bëhet në shqip, nuk ka asnjë zëdhënës shqiptarë. Komunikimet zakonisht nuk publikohen në shqip. Një përjashtim në këtë periudhë të krizës pandemike është bërë me dy njoftime në lidhje me riatdhesimin e qytetarëve që kanë mbetur jashtë kufijve. Nuk ka asnjë version në shqip edhe pasi faqja e internetit zyrtare u azhurnua në shkurt. Materialet janë botuar në faqen e internetit në anglisht.

Pas disa ditësh duke kërkuar një shpjegim për neglizhencën e gjuhës shqipe, ky institucion vendosi të heshtë dhe të mos përgjigjet në pyetjet tona. Askush nuk mund ta sanksionojë këtë institucion. Ende nuk dihet kur Inspektorati i Zbatimit të Gjuhëve do të fillojë punën, megjithëse sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, afati ishte 15 janari.

“Ne kemi hapur një njoftim, i cili ka kaluar fazën e parë. Ne jemi në pritje të procedurave për fazat e tjera pas fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Besoj se brenda një kohe shumë të shkurtër do të kemi punësimet e para në inspektoriat. Sidoqoftë, sipas Ligjit për Mbikëqyrjen e Inspektimit, neni 42, të gjithë inspektorët duhet të marrin pjesë në trajnime që do të jenë 9 dhe 3 muaj”, tha Fatmir Iseni drejtor i Inspektorati për zbatimin e gjuhëve.

të fundit

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…

14 minutes ago

Mungojnë auto-injektorët e adrenalinës në Maqedoninë e Veriut, pacientët i blejnë jashtë vendit

Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…

15 minutes ago

Accident on the Fier-Libofshë road, milk tanker collides with motorcycle, one person injured

Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…

17 minutes ago

Three people arrested after replacing German flag with Palestinian flag at the Reichstag

Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…

18 minutes ago

Poland declares two days of national mourning after attack that killed six in Krakow

Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…

18 minutes ago

Rama is following Lukashenko’s model,” protester says: Measures are unconstitutional, fines aim to intimidate citizens

Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…

18 minutes ago