Categories: Uncategorized

Presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme, zgjedhjet shtyhen pa afat

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës, në Vilën Vodno, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga koronaviruasi.

“Para pak çasteve firmosa vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi imë bazohet në Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjasë 30 ditë me mundësi zgjatje në varësi të situatës”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Presidenti i vendit po ashtu shtyhu edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare pa afat, deri sa të krijohen kushtet për t’i mbajtur ato në mënyrë të sigurt. Ai po ashtu tha se Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit

“Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit, përsëris, të gjitha, edhe shtetërore, edhe private, që më me sukses ta menaxhojmë epideminë. Në situatë të jashtëzakonshme Qeveria do të mund të sjellë urdhëresa me fuqinë e ligjit me qëllim që të aplikojë kufizime më të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe veçanërisht të sigurojë mjete më të mëdha për mbështetjen e ekonomisë e cila hyn në një periudhë krize- tha Penderovski

Pendarovski porositi edhe një herë qytetarët të cilët janë jashtë vendit.
“Më mirë është të qëndroni atje ku jeni. Apeloj tek të gjithë qytetarët tanë që të jemi të qetë, të përgjegjshëm dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, apeloi Pendarovski.

të fundit

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao ka publikuar një shkrim të gjatë reflektues me rastin e ditëlindjes së saj.…

20 minutes ago

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e…

23 minutes ago

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

52 minutes ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

56 minutes ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

1 hour ago

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i…

1 hour ago