Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë dy ditëve të ardhshme (sot – e enjte dhe nesër – e premte), i gjithë territori i vendit do të preket nga temperatura të larta.
Nga MSH thonë se sipas Planit të Veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të nxehtësisë në shëndetin e qytetarëve, është e nevojshme të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, siç janë:
None found
-gjatë ditëve jashtëzakonisht të nxehta të qëndrohet më shumë në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara), dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë në këtë periudhë, të gjendjet mundësia për pushime më të shpeshta në hije;
-të veshësh rroba të bardha dhe të lehta, dhe në ekspozim të drejtpërdrejtë të diellit të mbahen syze dhe kapelë dhe të përdoret krem për mbrojtje;
-hani më pak ushqim, kryesisht fruta dhe perime, dhe ushqime më pak yndyrore;
-përvetësoni sasi të mëdha të lëngjeve, mundësisht ujë të pijshëm të thjeshtë dhe shmangni pije alkoolike;
-kur hynë në automjet, është e nevojshme ta ventiloni atë për një periudhë të caktuar;
-të sëmurët kronikë këshillohen të marrin rregullisht terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët e familjes së tyre.
Nga MSH thonë se për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe sëmundjeve infektive të zorrëve, rekomandohet të lani produktet bujqësore dhe kopshtare (perime dhe fruta të freskëta) para përdorimit të tyre.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…