Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut se vendet anëtare të NATO-s kanë përfunduar me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Maqedonia e Veriut duhet të dërgojë dokumentin e ratifikuar.
“Sot, do të dërgojmë dokumentin tonë të ratifikimit në Uashington. Javën e ardhshme do të dorëzohen në Uashington dhe me këtë, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i 30-të i NATO-s. Është moment i madh historik. Është përmbushur qëllimi strategjik për stabilitet të shtetit dhe për siguri të qytarëve”, shkroi kryeministri teknik, Oliver Spasovski, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, Maqedonia pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës bëri që Greqia të heqë dorë nga vetoja e tyre dhe hapi dyert për anëtarësim në NATO dhe BE.
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz…
Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute, organizon më 9-10 qershor në Vlorë Konferencën e Kryetarëve të…
Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj. Ende nuk dihen rrethanat e plota të…
Pas përfundimit të ndeshjes e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare,…
Një vaksinë revolucionare kundër kancerit të mushkërive, ka hyrë në fazën e parë të testimeve klinike te njerëzit, duke shënuar…
Një video virale në TikTok, ka rikthyer vëmendjen te festa e quajtur “gender reveal”, ku një çift amerikan zbulon gjininë…