Categories: Uncategorized

Maqedonia e Veriut gati për votime, sa dhe si do të votojnë qytetarët e infektuar me koronavirus

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut kanë nisur sot, ndërsa do të zgjasin për 3 ditë me radhë. Është parashikuar që edhe personat e infektuar m,e Covid-19 që nuk është një numër i vogël në fakt në shtetin fqinj, të votojnë pavarësisht se ndodhen në vetëizolim.

Në masa të përcaktuara në protokollin e autoriteteve shëndetësore në vend, këta persona do të kenë mundësinë të paraqiten pranë qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë e radhës.

Nga 770 kërkesa që janë paraqitur për të votuar, ditën e sotme do të lejohen të votojnë 716 persona, ndërkohë që nesër, do të hedhin zgjedhjen e tyre në kuti 8852 qytetarë që janë të sëmurë kronik dhe rrezikohen nga koronavirusi.

Në ditën vijuese, përkatësisht të mërkurën e ardhshme, është raundi final kur pjesa tjetër e popullsisë së Maqedonisë së Veriut do votojë për qeverinë e ardhshme.

Ndërkohë, vlen të theksohet se për herë të parë në historinë e vendit, nga BDI e Ali Ahmetit është shpallur kandidati shqiptar për kryeministër, ndërsa partitë shqiptare edhe në këto zgjedhje nuk janë të unifikuara.

Përderisa partitë Maqedonase që marrin edhe shumicën e votive janë të ndara në bindjet e tyre politike dhe se koalicioni mes tyre është praktikisht i pamundur, shqiptarët kanë luajtur pothuajse gjithmonë rol vendimtar në formimin e qeverive, por këtë radhë, shpallja e kandidatit për kryeministër nga BDI do të thotë se vendi mund të përballet men një tjetër ngërç politik pasi asnjëra palë nuk pritet të sigurojë votat për ta formuar e vetme qeverinë.

Fushata e elektorale në vendin fqinj ka qenë e qetë na rrafshin e tubimeve pasi kanë qenë të reduktuara dhe me protokoll sigurie, ndërsa politika zien nga përgjimet e fundit që kanë dalë nga telefoni i ish-kryeministrit Zoran Zaev ku dëgjohet të denigrojë shqiptarët, por edhe të kritikojë perëndimorët.

të fundit

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…

4 minutes ago

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…

26 minutes ago

Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të…

49 minutes ago

E rëndë në Tiranë/ Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, 27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Këtë të enjte, një 27 vjeçar në Tiranë, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është…

1 hour ago

I vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën: Nuk dua të dëgjoj më për futbollin

Ngjarja e rëndë në Ekuador, ku u vra në një atentat në mes të rrugës futbollisti Mario Pineida, ka tronditur…

1 hour ago

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…

2 hours ago