Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Qeveria në mbledhjen e sontme solli këto vendime

Në seancën e 32-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë sjellë një sërë vendimesh që kryesisht ndërlidhen me punësimet në sektorin publik:

1. Në sektorin publik ndalohen punësime të reja, angazhime nëpërmjet agjencive dhe kontrata në vepër, në përjashtim në sektorin shëndetësor dhe në sektore të tjera që janë në drejtim të ballafaqimit me virusin korona. Nëse ka mungesë të punëtorëve për shkak të pensionimit të punëtorëve, të mos ketë punësime të reja dhe të njëjtat të plotësohen nga institucione ku ka tepricë të punëtorëve. Nëse askund nuk gjendet kuadri i nevojshëm, për rastin vendos Qeveria. Të mos ndërpriten procedurat për punësim për të cilat ka pëlqim nga Ministria e Financave.

2. Shpenzimet për reklama dhe sponsorizimet të ulen në minimum në sektorin publik.

3. Marrëveshja kolektive me të cilën rregullohen të gjitha të drejtat, të prolongohen deri në fund të muajit 2020.

4. Punëtorëve në sektorin publik të mos u ndahet regres të pushimit vjetor në vitin 2020, dhe të mos rregullohet të drejta të tjera në marrëveshjen kolektive.

5. Ndalohet blerja e mobilieve, pajisjeve dhe veturave të cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me ballafaqimin me krizën ekonomike – shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona, në përjashtim të atyre që kanë leje nga Qeveria.

6.Qeveria i ka obliguar ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit t’i ulin shpenzimet për 15 për qind për vitin 2020 dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë.

7. Qeveria obligohet t’i informojë komunat, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare dhe objektet dhe institucionet tjera në pronësi të shtetit të respektojnë masat e miratuara për uljen e shpenzimeve.

Është sjellë vendim edhe për subvencionim të kamatës nëpërmjet Bankës Evropiane për Investim, në vlerë prej 50.9 milionë eurove i aprovuar nga marrëveshja financiare, për financim të kompanive të vogla dhe të mesme dhe projekteve të tjera prioritare.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

1 hour ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

3 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

3 hours ago