Categories: Uncategorized

Maqedoni: Po mendohet publikimi i emrave të personave që duhet të jenë në izolim

“Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor po përballet me problem serioz me personat të cilët nuk dëshirojnë t’i pranojnë vendimet për vetëizolim”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke cekur se po mendohet edhe për formë alternative juridike se si të ndahen këto vendime, ndërsa një nga opsionet është të publikohet lista e personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim.

“Po mendohet edhe për formë alternative juridike si të ndahen këto vendime. Një nga opsionet është, dhe atë në kohë shumë të shkurtë do ta ndriçojmë, të publikohet, sipas ligjit për procedurë administrative, dhe listë të personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim, për shkak se me të vërtetë po humbet shumë kohë dhe po rrezikohet shëndeti publik nga ana e personave të cilët nuk dëshirojnë të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe me ISHSSH”, theksoi Filipçe.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është njoftuar se Inspektorati po përballet me problem sepse qytetarë të caktuar refuzojnë t’i marrin vendimet për vetëizolim sepse nuk janë në dygjuhësi, tha se ekzistojnë shkaqe të ndryshme për të cilat ata nuk duan t’i marrin vendimet dhe se gjithashtu, njerëzit japin adresa të gabuara, numra të gabuar telefoni, si dhe të dhëna të rrejshme për kontaktet e tyre.

“Inspektorët nuk mund t’i gjejnë këta persona dhe ky është një rrezik serioz. Prandaj shumë shpesh bëjmë thirrje dhe të jepen të dhëna të sakta dhe të bashkëpunohet edhe me epidemiologët edhe me inspektorët e ISHSSH”, theksoi Filipçe.

Ministri tha se është i madh problemi i ndarjes së vendimeve për vetëizolim, si masë kundër përhapjes së Kovid-19, dhe për atë shkak ata thirrën në ndihmë edhe të punësuar nga Kuvendi për t’i ndihmuar inspektorët në përgatitjen dhe ndarjen e vendimeve.

/Telegrafi/

të fundit

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga…

24 minutes ago

Dhuratat e Krishtlindjeve, ja me çfarë t’i surprizoni të dashurit tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…

47 minutes ago

Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…

1 hour ago

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT)

Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…

2 hours ago

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

2 hours ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

2 hours ago