Categories: Uncategorized

Maqedoni, nuk ka pasaporta në gjuhën shqipe

Situatë alarmante lidhur me mungesat e pasaportave. Pasaporta në gjuhën shqipe pothuajse nuk ka fare, ndërsa pasaporta në gjuhën maqedonase ka vetëm deri në 10 shkurt.

Kështu deklaroi Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili nënvizoi se porosia e radhës është pas 15 marsit, gjë që sipas tij paraqet problem serioz dhe krijon një zbrazëtirë prej më shumë se një muaji.

Të lidhura

None found

Çulev sqaroi se aktualisht janë në bisedime me kompaninë që është furnizuese e dokumenteve, ndërsa njofton se aktualisht numri i lëshimit të pasaportave është reduktuar.

“Situata me pasaportat është alarmante. Pra pasaporta të kategorisë B pothuajse nuk ka. Pasaporta të kategorisë A në gjuhën maqedonase kemi deri kah 10 shkurti, tanimë kemi reduktuar lëshimin. Ky është një problem që e kam trashëguar që më herët, si rezultat i një planifikimi të keq dhe analize për nevojat e ministrisë për pasaporta. Porosia e radhës është pas 15 marsit, pra kemi një problem serioz dhe zbrazëtirë prej thuajse një muaji. Jemi në bisedime me kompaninë “Veridos”, e cila është furnizues i dokumenteve personale.”, theksoi Naqe Çulev, Ministër teknik i punëve të brendshme. Problem i njejtë edhe me letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes, megjithatë sipas ministrit teknik me këto të fundit po menaxhohet dhe pritet që problemi të tejkalohet këto ditë. Ministri paralajmëroi se lidhur me detaje për këto probleme, sipas tij, të trashëguara nga përbërja e kaluar në MPB, do të ketë edhe një konferencë për mediat javën e ardhshme.

të fundit

Shiroka Pula dhe Edward Joseph bisedojnë për situatën në Kosovë e rajon

Presidentja Shiroka Pula takon profesorin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula,…

8 minutes ago

AMP arreston efektivin e “Shqiponjave” pas aksidentit fatal në aksin Tiranë-Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., pjesë e Forcave “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë…

9 minutes ago

Pas sulmit të protestuesve, dritaret e Bashkisë së Shkodrës përforcohen me hekur

Bashkia e Shkodrës ka vesh me vetrata hekuri dritaret pasi u sulmua ditën e sotme me gur dhe sende te…

10 minutes ago

MSH përditëson bilancin shëndetësor pas protestës: Efektivi nga Shkodra në operacion, protestuesja nën monitorim intensiv

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës. Në Spitalin Universitar të…

10 minutes ago

Begaj kërkon dëgjimin e të rinjve dhe u bën thirrje palëve të zgjedhin dialogun, jo dhunën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dalë sot me një mesazh zyrtar drejtuar qytetarëve, duke reaguar mbi protestat dhe përshkallëzimin…

15 minutes ago

Blick i bën thirrje Zvicrës të mos e humbasë Lutfi Dalipin: Kosova dhe Shqipëria e ftuan në shtator

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka kërkuar nga Federata Zvicerane që të përkujdeset për të mos e humbur talentin e…

15 minutes ago