Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Nga të sëmurët me koronavirus 27 pacientë në gjendje më të rëndë klinike

Në Klinikën për sëmundje infektive gjatë 24 orëve

të fundit janë pranuar pesë pacientë të rinj. Për momentin, numri i përgjithshëm
i pacientëve të hospitalizuar në Klinikë paraqet 68 prej të cilëve me pasqyrë më
të rëndë klinike janë 20, ndërsa shtatë janë në gjendje kritike.

Për këtë sot në konferencë për shtyp in formoi ministri i Shëndetësisë, Venko
Filipçe në të cilën i kumtoi të dhënat tashmë të kumtuara se 46 persona janë të
sëmurë të rinj me koronavirus me çka numri i përgjithshëm u rrit në 663.
“Në Klinikë është pranuar një nënë me foshnjën katërmuajshe nga Koçani të
cilët për momentin kanë pasqyrë stabile klinike, çdo ditë ndiqen nga ana e
pediatrit me një formë krejt të lehtë të anemisë. Foshnja është në gjendje
stabile shëndetësore dhe pa nevojë për mbështetje respiratore”, theksoi Filipçe.

Ai thekoi se tek katër nga pacientët të cilët po mjekohen në klinikë pritet edhe
testi i dytë kontrollues, i pari është negativ dhe nëse edhe testet e dyta janë
negative, ata do të lëshohen në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 25 pacientë, pesë prej tyre janë në
gjendje të rëndë dhe ndodhen në Repartin për mjekim intensiv të kyçur në
ventilim artificial. Në Manastir ka katër pacientë të cilët ndodhe n në mjekim
spitalor prej tyre tre janë në gjendje stabil, ndërsa njëri është me mbështetje
oksigjeni. Në spitalin në Shtip katër pacientë janë në trajtim spitalor dhe të
gjithë me formë të lehtë të sëmundjes.

Ministri në konferencë për shtyp informoi se sot në Ministrinë e Shëndetësisë
hapen ofertat për makina respiratore.

“Ajo është procedurë në të cilën përparësi i japim afatit të dërgesës, duke
pasur parasysh se për momentin në tregun botëror është kërkesë e madhe për
këto makina dhe secili vend ka sfidë për të arritur tek ato. Në rrjedhë është dhe
përfunduan disa procedura lidhur me pajisjen mbrojtëse të reagjensëve,
ndërsa sot fillon edhe një procedurë për furnizim të 3.000 reagjensëve për
laboratorin në Institutin për shëndet publik”, theksoi Filipçe.
Ministri kumtoi se sot është publikuar edhe lista e donatorëve prej të cilëve në
llogari në të cilën dhurohen mjete në të holla janë tubuar rreth 60 milionë
denarë. Këto mjete, tha Filipçe, për periudhë të shkurtë do të përdoren për
furnizim të materialit për trajtim të pacientëve.

të fundit

Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…

3 hours ago

“Do të hakmerrem ndaj tij”/ Rrëfimi prekës i vajzës së 36-vjeçares së vrarë në Greqi: Do t’i bëj babait atë që ai i bëri mamit

Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…

3 hours ago

Garanci sigurie për Ukrainën, Rumania gati t’i ofrojë bazat e saj ushtarake NATO-s

Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…

3 hours ago

Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto…

3 hours ago

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të…

4 hours ago

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që…

4 hours ago